Alibeaj shkarkoi 4 deputetë, Paloka: Bashkëpunoi me Ramën dhe Ballën, lojë e tyre

0
180

Deputeti i PD-së Enkeled Alibeaj ditë e djeshme bëri em dije se kishte shkarkuar 4 deputetë nga PD.

Bëhej fjalë për Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj n që sipas vendimit nga dita e sotme nuk janë më pjesë e partisë.

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar edhe deputeti i PD-së Edi Paloka që e konsideroi si një bashkëpunim me kryeministrin Rama ndërsa theksoi se një veprim i tillë është në kundërshtim me rregulloren e parlamentit.

Edi Paloka: Ai akt lidhet pikërisht me  firmat që kanë mbledhur shumica e deputetëve për të shkarkuar Enkeled Alibeajn. Bëhet fjalë për grupin që drejtonte Alibeaj. Ky akt që është mëse i turpshëm tregon se është në bashkëpunim të plotë me Ramën. Asnjë vendim i tillë nuk mund të merrej nga parlamenti nëse nuk do të ishte Rama në lojë. Pa një marrëveshje me Taulant Ballën  dhe me Edi Ramën ky akt nuk do të kishte asnjë vlerë publike, do ishte thjesht i turpshëm siç është dhe s’do merrte asnjë vlerë juridike.

Parlamenti ka një rregullore dhe një ligj: Nuk mundet që askush të përjashtojë deputetët nga grupet parlamentare. Deputeti e deklaron që në fillim se pjesë e kujt grupi është. As kryetari i parlamentit dhe as ndonjë që e quan veten kryetar grupi nuk mund të përjashtojë deputetët. Pra kjo çështje a filluar që ditët e para me manipulime,  dhe po vazhdo ashtu.

Enkeled Alibeaj një ditë të bukur mund të çohet dhe të përjashtojë të gjithë deputetët e PD-së dhe të thotë, jam unë vetëm edhe deputet grupi edhe kryetar i grupit dhe Rama të vazhdojë lojën me të.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here