14 maji/ Noka akuza qeverisë: Përgjigjen do e merrni siç u jepet bandave !

0
176

Deputeti i Partisë Demokratike , Flamur Noka, nga foltorja e Kuvendit u shpreh se zgjedhjet e 14 majit u manipuluan dhe u vodhën nga Partia Socialiste.

Ai u shpreh se të gjitha provat që kanë, që sipas tij dëshmojnë vjedhje dhe manipulim votash, do t’i dërgojnë në prokurori, ndërsa shtoi se përgjigjen që do t’i japin qeverisë do të jetë ashtu siç “i jepet një bande”.

Noka tha se hapi i parë do të jenë protestat.

Ne do t’ia dërgojmë prokurorisë këto prova. Këto nuk mund t’i njohë më askush si zgjedhje. Ishin farsë. Ja ku i kemi sovjetët këtu pas, përdorën para dhe shtetin si bandë, por përgjigjja do t’i vijë siç i jepet një bande, protestat do të jenë hapi i parë dhe pastaj do prisni hapa të tjerë”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here