FOTO/ KFOR heq telat me gjemba në Zveçan, u vendosën për rritjen e sigurisë një ditë pas përleshjeve

0
74

Pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë hequr një pjesë të telave me gjemba që i kishte vendosur ditë më parë, për të rritur sigurinë.

Telat me gjemba u vendosën një ditë pas përleshjeve që ndodhi mes serbëve lokalë dhe pjesëtarëve të KFOR-it.

NATO-ja dhe diplomatë vendorë e të huaj i kanë dënuar sulmet në instancat më të larta.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar të hënën për situatën në veri me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, dhe zëvendësambasadorin gjerman në Kosovë, Matthias Conrad.

Sipas kryeministrisë, palët kanë biseduar për rëndësinë e uljes së tensioneve në veri, si dhe për punën e Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të KFOR-it, në garantim të sigurisë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

“Vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të Kosovës është e domosdoshme si për largimin e elementeve kriminale ashtu edhe për një fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen”, është thënë në komunikatë, raporton Radio Evropa e Lirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here