Nga Aeroporti i Kukësit s’fluturon asgjë, përveç genjeshtrave të Edi Ramës

0
193

Nga Petrit Vasili:

Nga Aeroporti i Kukesit nuk ka më asnjë fluturim prej asnjë kompanie ajrore perfshi edhe Ëizair, megjithse Shqipëria është në kulmin e sezonit turistik.

Provoni të fluturoni nga Kukësi dhe Agjensitë e udhëtimeve vetëm nënqeshin dhe të shohin me tallje për këtë kërkesë që ti bën.

Që Edi Rama është një genjeshtar ordiner që thjesht dhe vetëm aktron duke genjyer ky nuk është më lajm.

Por kujtoni çfarë thoshte në shkurt të vitit 2022:

“Brenda këtij mandati qeverisës Kukësi dhe aeroporti i tij do të jenë jo vetëm pikë referimi për verilindjen e vendit, banorët e Kosovës dhe rajonit, por edhe më tej. Pas Ëizz Air do të vijnë edhe të tjerë me siguri”, tha Kryeministri.

“Shumë gjëra kemi dëgjuar pasi anunçuam fillimin e punës për aeroportin ndërkombëtar të Kukësit. Pastaj pasi e hapëm me siguri të tjera do dëgjojmë edhe sot. Por në fund fjalët i merr era dhe punët e mira mbeten”.

Duke lexuar fjalet e Ramës kupton qe kur ai premton: punët i merr era dhe vetëm fjalët mbeten.

Pas Ëiz Air jo vetëm që nuk erdhi tjetërkush por edhe ai vetë iku.

“Mrekullia” e Kukësit e shumë linjave ajrore ndërkombëtare, që gjoja do të funksiononin apo 12 mijë vendeve të punës, që do hapeshin e zhduk dhe s’mbeti asnjë gjë.

U shpërdoruan miliona euro për Aeroportin e Kukësit u bë propagandë u tha edhe një thes me genjeshtra dhe flluska u shpua.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here