Rama nga Lezha: Duam ta bëjmë Shqipërinë kampione të turizmit në Ballkan në 2030

0
120

Kryetari i PS-së vijoi turin e falënderimeve për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 14 majit. Nga Lezha, Rama tha se qytetarët kanë votuar me mendje të ftohtë duke zgjedhur punën dhe jo premtimet boshe. Ai kërkoi nga kryebashkiakët të jenë korreket dhe të punojnë ngushtësisht me qytetarët për të zgjidhur nevojat e tyre.

“Të zgjedhurit duhet të kuptojnë se njerëzit kanë një pritshmëri shumë të lartë. Ka të mirat e vjetra, se të jep vota, por ka hallin nga mbrapa, sepse duhet të shlyhet me rezultate që u përkasin pritshmërive. Duhet njerzillëku i kryetarëve, nënkryetarëve, këshilltarëve dhe të gjithë atyre që janë në kontakt me qytetarin”, u shpreh Rama.

Ai tha se Lezha dhe Kurbini janë dy bashki, të cilat kanë potencial ekonomik për zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë.

“Kemi shumë besim te potenciali i madh i kësaj zone. Nëse ne duam sukses duhet ti shtrijmë përtej kufijve administrativë, krahët e ambicies sonë. Duam ta bëjmë Shqipërinë kampione të turizmit në Ballkan në 2030”, tha ai.

Rama shtoi se Kurbini duhet të kthehet në një destinacion fetar.

“Kurbini të jetë një destinacion turistik fetar, është sot, por problemi është sa përfiton Kurbini dhe Lezha nga pikëpamja ekonomikë nga të gjithë ato ditët e pelegrinazhit, Përfiton pak për të mos thënë aspak, sepse nuk e ka mundësinë ata njerëz ti mbajë aty”, u shpreh kryeministri.

Ndër të tjera, Rama u tregoi “formulën” kryebashkiakëve të zgjedhur se si duhet të sillen ata në raport me nevojat e komunitetit.

“Me qeverisjen tonë të çdo bashkie, duhet ta lidhim më shumë se asnjëherë më parë fjalë që “unë jam këtu për të gjithë ju” me veprën që po “gjithsecili nga ju, i majtë ose i djathtë qoftë, ka tek unë një derë të hapur”. Kjo është e domosdoshme, prandaj dita jonë duhet të nisë me fjalën njerzillëk dhe në fund dita duhet të mbyllet me bilanc pozitiv, për të gjithë njerëzit që u dëgjuan”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here