Manjani: Një energji që prodhohet me 2.3 lekë, qeveria ma shet me 43 lekë. Shteti po na vjedh 40 lekë për kilovat minimumi dhe po i fut në xhep këto para

0
117

Ylli Manjani duke diskutuar për çmimin e ri të energjisë elektrike, që ka vendosur Edi Rama prej 43 lekësh kilovatë orë, Ylli Manjani është shprehur se çdo shqiptari, shteti i drejtuar nga Rama po i vjedh 400 lekë të vjetra për kilovat në çdo sekondë të ditë-natës.

‘Edi Rama refuzon të japë llogari. Përkundrazi, është kryeministri që i kërkon llogari popullit të vet. Ju përmendët çmimin e energjisë. Qartësisht, kristal të qartë, çmimi i energjisë vendoset në mënyrë abuzive, të njëanshme, jashtë kornizës institucionale dhe askush nuk e kupton pse. Dhe çfarë është më e rëndësishmja është kjo; a ke dëgjuar ndonjëherë nga dikush, nga shteti të japë informacion sa është energjia elektrike e prodhuar në vend dhe sa i plotëson nevojat energjia që prodhohet nga HEC-et publike, private në vend, që janë ndërtuar në kaskadat e lumenjve.

Sa përqind e kësaj energjie përdoret në konsumin e përditshëm shqiptar. Disa gazetarë thonë se është 80%, dikush 100%. Ta marrim 80%, pra 80% e energjisë që vjen në çelësat tanë prodhohet nga HEC-et tonë, nga pasuria jonë, nuk është e Edi Ramës, nuk është e shtetit, por është e jona.

Kjo energjia që prodhohet nga pasuria jonë, kushton 2.3 lekë kilovati, këtë energji qeveria do të na e shesë 42 lekë, pra 40 lekë në 1 kilovat qeveria i fut në xhep, se ku i çon është tjetër punë, por i fut në xhep.

Qeveria e ka për detyrë të na thotë se pse, një energji që prodhohet me 2.3 lekë qeveria ma shet me 43 lekë, pa TVSH, sepse me TVSH shkon 500 lekë kilovati.

Te energjia e ke në kurriz, duhet të mendosh se në çdo sekondë të ditë natës, shteti po të vjedh 40 lekë për kilovat minimumi, po ti vjedh po i fut në xhep me lekët tuaja’, u shpreh Ylli Manjani në ‘A Show’ në SYRI TV.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here