Braimllari: Në rakordim me PD për të maksimalizuar fitoren

0
124

Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari gjatë një interviste për Ora News tha se gjithçka do të jetë në rakordim të plotë me frontin opozitar dhe me PD për të maksimalizuar fitoren.

Sipas tij qëllimi i këtij koordinimi mes përfaqësuesve të opozitës është rrëzimi i regjimit klientelist që sipas tij është ndërtuar nga Rama.

Endrit Braimllari: Sot ka një të madhe më të keqe që është keqqeverisja. Kjo nuk na bën të shikojmë më tepër nga partia jonë sesa nga kjo. PL ka potenciale të jashtëzakonshme, përfaqësues dinjitoz por ka dhe potenciale sa i përket menaxhimit të bashkive. Gjithçka do të jetë në rakordim të plotë me frontin opozitar dhe me PD për të maksimalizuar fitoren. Për të dhënë mesazhe të qarta bashkëpunimi, qëndrese, që nuk është pushteti primari por që është demontimi, rrëzimi i këtij regjimi klientelist që Rama ka ndërtuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here