Berisha: Duhet lëvizje paqësore e shoqëruar me mosbindje civile

0
96

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim live në rrjetin social Facebook me qytetarët, ku iu është përgjigjur pyetjeve që i kanë drejtuar ata. Berisha gjatë bashkëbisedimit iu përgjigj pyetjeve të drejtuara rreth analizës së përgjithshme të situatës zgjedhore në Shqipëri, manipulimet e kryera, si edhe tregoi rreth denoncimeve të shumta që vijnë.

 

Kryedemokrati u shpreh se, Tom Doshi ishte në aleancë me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën për blerjen e votave.

 

Berisha tha se: “Shpërndarja nën dorë, makineria mafioze e blerjes së votës, duke dhënë nën dorë edhe gjer në 600 euro për votë, duke u ofruar komisionerëve 10 mijë euro, edhe 20 milionë lekë, ishte në proporcionet më të paimagjinueshme.”

 

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh për qytetarët se, nëse nuk qëndrojmë ndaj krimit monstruoz elektoral, shanset e këtij vendi për zgjedhje janë inekzistente. Berisha tha se, ndonëse të gjitha pollet e nxirrnin fitimtar Bardh Spahinë, rezultatin që doli e pamë të gjithë.

 

Në një prej pyetjeve të drejtuara, Berisha u përgjigj se, Partia Demokratike ka nevojë të hapet pa diskutim, por opozita shqiptare duhet të përballet për të garantuar votën e lirë.

 

Gjithashtu, lideri i opozitës, Sali Berisha vuri theksin duke thënë se, me Ramën nuk ka zgjedhje, ndaj duhet një lëvizje paqësore e shoqëruar me mosbindje civile.

 

Berisha tha se, votimi i detyrueshëm do e bëjë të pavlefshme blerjen e votës.

“Forma e vetme me të cilën mund të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme është ajo formë e përdorur nga të gjitha vendet kundër monizmit, dhe ajo është lëvizja paqësore demokratike gjer në realizimin në realizimin e qëllimit të saj.

 

Kjo është bindja ime më e thellë. Pa këtë lëvizje, pa mosbindjen civile, siç e ka quajtur Mahatma Gandi, si element të shenjtë të kësaj lëvizje, këtu zgjedhje dhe votime nuk ka.”, tha Berisha.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here