Osmani takohet me Escobar: Të parandalohen përpjekjet e Serbisë për të minuar zbatimin e marrëveshjeve

Presidentja e Republikës së Kosovës ,Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Mal të Zi, pasi mori pjesë në inaugurimin e presidentit të ri, Jakov Milatović, ka zhvilluar në Podgoricë një takim me të dërguarin e posaçëm të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë e rajon, me fokus të veçantë për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë të arritura në Bruksel dhe Ohër.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova përbën palë konstruktive dhe ka theksuar se zbatimi i marrëveshjeve duhet të jetë i plotë, ndërkohë që duhen parandaluar përpjekjet e Serbisë për ta minuar zbatimin e tyre.

 

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka theksuar se Republika e Kosovës është pajtuar me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër, si tërësi dhe pa parakushte të cilat synojnë përqendrimin vetëm në një nen apo në një pjesë të marrëveshjes.

 

 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko