Do vidhen çdo ditë 94 mijë euro/ Ambientalisti: Historia e TEC-eve ka lidhje me mafien. Po përgatitet një tjetër tender

0
121

Feruni tha se me vendosjen e këtyre TEC-ve po përgatitet një aferë e madhe korruptive, pasi planet janë për të sjellë dhe 30 të tjera në gjirin e Vlorës dhe se së shpejti më 15 maj do të jepet një fitues për tenderin i cili do të shesë energji për KESH për 5 vite në mënyrë të fshehtë, gjatë periudhës kur njerëzit do ta kenë vëmendjen tek zgjedhjet.

Ndër të tjera ai e ka quajtur katrahurë atë që po ndodh me gjirin e Vlorë, pasi kompanitë e këtyre TEC-ve mund të jenë të lidhura me mafien, por ende nuk ka asgjë të verifikuar edhe pse mediat e huaja e përflasin diçka të tillë.

Pjesë nga intervista:

Çfarë akuzash keni bërë?

“Unë e përmenda nga dalja në SPAK, investigimi për këto anije nuk më intereson fare nuk kam lidhje me çështjen por më intereson kauza. Shpifja e parë ishte, që unë kam thënë në gush të vitit të kaluar se TEC-et janë nisur nga Bangladeshi dhe po vijnë në Vlorë dhe nuk e japim Vlorën. Ky ishte një slogan që ne e përdorëm ditën që këto anije kanë mbërritur në gjirin e Vlorës, dolëm dhe protestuam. Kjo për ata është shpifje. Fati që TEC janë nisur nga Bangladeshi dihet nga gjithë bota, nga gazeta ndërkombëtare habitem si mund të bëhen akuza kur janë publikuar dhe argumentet. Është qesharake, parulla është prezentë është e madhe dhe nesër ne në Vlorë do e nxjerrim prape si shoqëri civile. ‘Nuk e japim Vlorën’ është parullë, pasi aty po gatuhet një katrahurë, në gjirin me një ekosistem të jashtëzakonshëm të spikatur në Mesdhe, dhe turizmin nuk mund të instalosh industri fosile për të furnizuar Ballkanin me gaz e naftë, është e barabartë me 600 TEC-e, nuk mund ta pranojmë. Dëmi më i madh është në Vlorë, dhe kjo qenka shpifje për parullë.

Akuza tjetër është se unë kam thënë se ka lidhje me kompaninë RENKO, kompani mëmë. Nuk e dija që ka kompani të tjera, kam thënë që ka një histori me mafje, por dhe kjo histori është e publikuar në media. Unë kam thënë se ka histori me mafje, nuk di më shumë. Kam marrë atë që ka thënë organizata që ka bërë investigimin, jam i sigurtë për investigimin dhe po të kërkosh në Google, RENKO mafia dalin disa gjëra aty.

Cili është pretendimi juaj për këto dy kompani?

Këto anije duhet të zhduken një orë e më parë nga Vlora, janë vendosur për të zhvatur para nga taksapaguesit shqiptarë, janë 94 mijë euro në ditë. Me këto para që ne japim përditë, po ti kthenim për panele foltovotaike do të kishim afërsisht të gjithë kapacitetin për energji për dy vite. Nëse lekët do kalonin te qytetarët, do të kishim të njëjtën kapacitet. Ne këtë nuk po e bëjmë, po i japim këto para kompanive dhe këto nuk janë të kënaqura, është vjedhje. Po punojnë nën rrogoz ka shumë mundësi se pas 15 majit do të shpallet një fitues për tenderin për 5 vite për të shitur energji KESH-it dhe kam dyshim që këto kompani që do fitojnë, do jenë të lidhura me Tigri 1 dhe Tigri 2. Po përgatiten kontrata, tenderi do shpallet në kohën kur njerëzit do flasin për fushatën. Janë plane që për 30 vite të ndërtohen TEC të tjera, dhe këto tani kanë rënë në dashuri me gjirin e Vlorës.

Çfarë dëmesh shkaktojnë këto lloj anijesh?

Nuk janë anije, platforma por Balluku i prezantoi ashtu. Këto platforma do të djegin 600 ton në ditë naftë të rëndë. Nëse 100 mijë makina marrin 6 litra, bëjnë 100 km. Pra me këtë karburant të rëndë që do digjet, emetojnë pafund ndotës të ajrit. Kjo është ndotja që duhet të kenë parasysh qytetarët, nëse vihen në punë këto anije, atëherë qytetarët duhet të kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë, do ndëshkohen dhe operatorët turistikë që nuk e kanë trajtuar si rrezik. Qytetarët do ikin të lemerisur nga pushimet, mund të tentohen të ndizen për të justifikuar ardhjen e tyre. Kostoja ekonomike është e madhe.

 


Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here