Klinsman, legjenda gjermane që bëri epokë në futbollin modern

0
206

tumblr_m7ft8sBAkZ1qlvmbqo1_1280Të gjithë e mbajmë mënd futbollistin gjerman që bëri epokë në vitet ‘90. Një ndër lojtarët që në atë kohë jepte spektakël. Ndryshe nga ç’shohim tani, Klinsman ka bërë një rrugëtim shumë të gjatë në shumë klube, duke pasur një karrierë mjaft të pasur. Aventura e tij nga Gjermania në Itali dhe më pas në Angli, duket shumë emocionuese për një lojtar që duket se ka plotësuar çdo dëshirë që mund të ketë një futbollist. I suksesshëm kudo. Më shumë duhet veçuar historia e tij në Itali, kjo edhe për faktin se aty pati një periudhë të artë te Interi. Pati shansin që nga lojtari të kalonte edhe në rolin e trajnerit, duke luajtur rolin e strategut për kombëtaren e tij në 2006. Një zhgënjim i madh për të, pasi u mund nga italianët, të cilët i njihte mjaft mirë. Tashmë është edhe drejtues i kombëtares amerikane, duke bërë një punë mjaft të mirë, me një skuadër që nuk do shumë futbollin me këmbë. Por jo vetëm te skuadra kombëtare, por edhe në nivel klubesh trajneri ka drejtuar skuadra të mëdha siç ishte eksperienca te Bajerni. Lojtari gjithashtu është i njohur edhe për rolin e tij në organizata humanitare. Një person që ka ndihmuar shumë në drejtimin e fondacioneve jofitimprurëse. Ai krijoi bashkë me shokët e tij fondacionin “Agadpeia” që i kushtohet kujdesjes ndaj fëmijëve. Me një total prej 227 golash në nivel klubesh dhe për 47 gola me kombëtaren, Jurgeni e fut emrin e tij në këndin e lojtarëve legjendarë që i ka dhënë shumë futbollit.

 

 

Biografia e Klinsmanit

Klinsman ka lindur më 3 korrik të vitit 1964 në Gopingen të Gjermanisë. Ai e filloi karrierën si futbollist në vitin 1981, kur ishte vetëm 17 vjeç, me klubin modest të Shtutgart Kikers (divizioni i dytë i Gjermanisë). “Klinsi”, siç thërritet në Gjermani, ishte shumë i dhënë pas këtij sporti, gjithashtu karakterizohej nga një inteligjencë e rrallë. Ai mësoi pjesën më të madhe të teknikave të futbollit gjatë tri viteve, para se të integrohej me klubin e madh gjerman të Shtutgartit, ku luajti përgjatë pesë sezoneve.

Hapat në futbollin profesionist

Gjatë sezonit të parë në ekipin e Shtutgartit, Klinsi habiti të gjithë, duke u përshtatur shumë shpejt me ekipin e ri. Ishte viti i parë në Bundesligë kur Klinsmani shënoi 15 gola në 32 ndeshje, një rendiment sulmues dhe shumë i vlefshëm që i binte të përkthehej që në dy ndeshje të kishte shënuar një gol. Më shumë se një zbulim Jurgen Klinsman u afirmua si një ndër sulmuesit më të mirë të Gjermanisë. Në moshën 20-vjeçare ai u bë një ndër liderët e formacionit gjerman në radhët e ekipit të Shtutgartit. Me gjithë performancat e tij të denja si një ndër sulmuesit më të mirë në botë, Klinsi nuk u seleksionua për Kampionatin Botëror të vitit 1986 në Meksikë nga Franc Bekenbaueri. Gjermani i ri, në atë kohë 22 vjeç, edhe pse disi i zhgënjyer nga kjo mosbindje, vazhdoi të punonte me klubin e tij. Në vitin 1988 puna e Jurgen Klinsmanit u shpërblye, sepse atij iu dha mundësia të merrte pjesë në Kampionatin Evropian të vitit 1988, që u luajt në Gjermani. Gjermanët, të cilët ishin nënkampionët e botës në vitin 1986, kërkonin me ngulm të fitonin këtë kampionat, por fatkeqësisht humbën me rezultatin 2 me 1 në gjysmëfinale përballë Holandës së Marko van Bastenit. Në të njëjtin vit, ai fitoi një medalje të bronztë me seleksionimin e Gjermanisë në Lojërat Olimpike të zhvilluara në Seul. Në përfundim të këtij aktiviteti Jurgen Klinsman u shpërblye me një titull, që ishte ai i lojtarit gjerman më të mirë të vitit.

 

Hapllaja si golashënues dhe udhëtimi te Interi

Sezonin vijues Jurgen Klinsman bëhet lojtari më i mirë dhe golashënuesi i kampionatit gjerman. Nga ky popullaritet i madh Jurgen Klinsman përfitoi për t’u larguar nga klubi i Shtutgartit (klub me të cilin luajti 156 ndeshje dhe realizoi 79 gola në 5 vjet), duke u drejtuar për në Itali dhe më saktësisht te ekipi i Interit, ku u bashkua me shokët e tij të ekipit të seleksionimit botëror që janë emrat më të shquar të botës së futbollit, si Lotar Mateus dhe Andreas Brehme. Më Itali, Jurgeni paraqitet shumë shpejt si një ndër lojtarët më të rëndësishëm të ekipit dhe që në sezonin e parë Klinsi realizoi 13 gola në 31 takime. Jurgeni u përshtat shumë shpejt me stilin e lojtarëve italianë dhe të lojës së tyre dhe ishte shumë i pëlqyer nga trajneri i Interit Xhovani Trapatoni. Jurgen Klinsman është përshkruar nga mediat italiane si një sulmues ambicioz, ai ishte shumë i vlerësuar nga tifozët e Interit kudo që ndodheshin. Ishte pikërisht viti 1990 kur Jurgen Klinsman luajti për herë të parë në karrierën e tij në Kupën e Botës. Është një ëndërr që bëhet realitet për sulmuesin gjerman, që u radhit si titullar në pikën e sulmit të Gjermanisë në shoqëri të sulmuesit të shkëlqyer të Romës, Rudi Fëler. Gjatë kësaj Kupe Bote, Jurgen Klinsman ishte shumë i rregullt, ai nuk realizoi më pak se tre gola në shtatë ndeshje dhe kontribuoi shumë në suksesin e “Mannschaft”. Sezonin e ardhshëm Jurgen Klinsman fitoi Kupën UEFA me skuadrën e Interit, duke mundur skuadrën e Romës të shokut të tij të skuadrës kombëtare, Rudi Fëler (0-1 në ndeshjen e parë dhe 2-0 në kthim), nënshkrimi i tij me skuadrën e Interit ishte një arritje e madhe, sepse në vetëm dy vjet Klinsi arriti të fitonte dy tituj, që do të thotë çdo vit një titull (Kupën e Botës dhe Kupën UEFA). Gjatë kësaj kupe UEFA, Jurgen Klinsman u shfaq në formë të mirë, duke luajtur në shumë takime (12 takime) dhe shënoi tre gola. Sezonin e ardhshëm, që fatkeqësisht ishte i fundit për Jurgen Klinsmanin nën ngjyrat interiste, ai arriti të realizonte sezonin e tij më të keq të të gjithë karrierës, duke luajtur 31 ndeshje dhe duke shënuar shtatë gola. Ai ishte një ndër sulmuesit më të mëdhenj që kanë luajtur ndonjëherë te skuadra e Interit (duke luajtur 95 ndeshje të Serisë A dhe duke shënuar 34 gola).

 

Tradhtia ndaj Interit, për Francën dhe Anglinë

Ai braktisi Italinë për Francën, destinacioni Monako, ku luajti për dy vjet. Por, para se të nisej për në këtë ekip, Jurgen luajti në Kampionatin Evropian të vitit 1992 në Suedi. Gjermania bëri figurë të mirë, duke qenë se arriti deri në finale, por e mundur ashpërsisht nga ekipi danez me rezultatin 2 me 0. Është një goditje e vërtetë progresive për Jurgen Klinsmanin, i cili qe më i motivuar se kurrë për të fituar tituj. Te skuadra e Monakos ai i tregoi edhe një herë tjetër të gjithë kundërshtarëve të tij sesa i aftë ishte të bënte një lojë të bukur dhe të shënonte gola. Në 35 ndeshje me klubin e Monakos Jurgen Klismann shënoi 19 gola, duke përfunduar me të njëjtin rast ndër golashënuesit më të mirë të kampionatit. Fatkeqësisht, me gjithë përpjekjet e tij, Monakoja nuk fitoi kampionatin e Francës. Gjatë sezonit të dytë te skuadra e Monakos, Jurgen u kritikua disi nga mediat, duke shënuar vetëm 10 gola në 30 takime. Pak kohë më pas ai pohoi se kishte ardhur koha të largohej nga principata e Monakos. Ai niset për në Angli, ku luajti një sezon me klubin e Totenhem Hotspur. Klinsi rigjeti efikasitetin e tij sulmues, si dhe aftësinë e tij për sulm që kishte pasur në sezonet e para me skuadrën e Interit. Ai shënoi 20 gola në 41 ndeshje të ligës angleze dhe u cilësua me këtë rast si lojtari më i mirë i kampionatit anglez në fund të sezonit.

 

Rikthimi i bujshëm në Gjermani

 

Klinsi u nis përsëri për në vendlindje, ku u angazhua gjatë dy viteve me klubin më prestigjioz gjerman, Bajernin e Mynihut. Jurgeni deklaroi gjatë ardhjes së tij te kjo skuadër se kishte rigjetur dëshirën për fitore. “Kam etje për fitore, e di që jam në fund të karrierës dhe dua të fitoj sa më shumë tituj që të jetë mundësi me skuadrën e Bajernit të Mynihut”, – u shpreh ai. Gjatë vitit të parë në radhët e skuadrës së Bajernit, Jurgen Klinsman fitoi Kupën UEFA për herë të dytë në karrierën e tij. Në fakt, Bajerni i Mynihut mundi në finale ekipin e Bordosë (2 me 0 atje dhe 3 me 1 ndeshja e kthimit) me një gol të Jurgen Klinsmanit në minutën e 77-të gjatë finales së kthimit. Ishte për t’u mbajtur mend fakti se Jurgen Klinsman realizoi 14 nga 27 gola, ndër të cilët 7 përballë Benfikës gjatë këtij kompeticioni. Deklaratat në fillim të sezonit pati një ndikim në psikologjinë e lojtarit. Një gjë është e sigurtë, Jurgen Klinsman realizoi një sezon të shkëlqyer me ekipin e Bajernit (14 gola në 12 ndeshje të Kupës së Evropës, si dhe 16 gola në 32 ndeshje të kampionatit gjerman). Ai luajti në Kampionatin Evropian të vitit 1996 me ekipin e Gjermanisë, ku disa muaj më vonë ai rezultoi si golashënuesi më i mirë i kampionatit me tre gola, pas anglezit të talentuar Alen Shirer. Gjermania fitoi Kampionatin Evropian të vitit 1996 përballë Republikës Çeke me rezultatin 2 me 1 falë një dy golave të Oliver Bierhofit. Sezonet shkonin njëri pas tjetrit dhe në të njëjtën mënyrë edhe titujt, mirëpo sezonin e ardhshëm Klinsi fitoi më në fund kampionatin gjerman me ekipin e Bajernit, duke realizuar 15 gola në 33 takime të kampionatit. Në vitin 1997, Jurgen vendosi të nisej për në Sampdoria në Itali, zgjedhje që duket shumë e çuditshme, duke parë arritjet e tij të mëparshme. Për më tepër, ai luajti vetëm tetë ndeshje me formacionin italian, duke realizuar vetëm gola të vegjël. Një vit më pas, ai luajti në Kupën e Botës në Francë, që ishte kompeticioni i tij i fundit me skuadrën gjermane. Gjermania e mori veten pak me vështirësi deri në çerekfinale, duke humbur me rezultatin 3 me 0 përballë lojtarëve impresionues kroatë, kryesisht të talentuarit Davor Shuker dhe të profesionistit Znonimir Boban. Më parë Jurgen Klisman ia kishte dalë mbanë në tre ndeshje të bukura, kryesisht përballë Shteteve të Bashkuara, Iranit dhe Meksikës. Ai doli në pension si futbollist profesionist dhe më pas festoi jubileun e tij vitin pasues, moment i mbushur me shumë emocion për Klinsin. Në korrik të vitit 2004, Jurgen Klisman u emërua në krye të seleksionit gjerman me të cilin ai kërkoi të fitonte Kupën e ardhshme të Botës në Gjermani dhe kur mendojmë etjen për fitore që kishte Klinsman si lojtar, gjithçka të lë të mendosh që përzgjedhja gjermane do të vihej në dyshim në vitin 2006. Shumë lojtarë do ta marrin atë si shembull dhe për shumë tifozë të tjerë ai mbetet gjithmonë në zemrat e tyre. Pas përfundimit të karrierës si lojtar në disa skuadra, ai largohet nga loja e futbollit si lojtar dhe bëhet trajner. Kurrsesi një figurë sportive si ai nuk mund të shkëputej totalisht nga futbolli.

 

Prova e madhe në karrierën si trajner

 

Pas edicionit të Kampionatit Botëror që u zhvillua në Gjermani në vitin 2006, kur ai qe trajneri i ekipit kombëtar, ai hoqi dorë nga ky post fill pas përfundimit të këtij turneu, ku ekipi i tij zuri vendin e tretë, i eliminuar nga Italia me rezultatin 0 me 2, por fitues ndaj Portugalisë me rezultatin 3 me 1. Pasardhësi i tij u bë Hoakim Lëv. Largimi i tij nuk la shije të mirë në radhët e profesionistëve të këtij sporti, por ata duhet të merrnin parasysh vendimin e tij. “Kushdo që të vijë në vend të Jurgen Klinsmanit, duhet të ndjekë punën që ishte filluar më parë”, – kishte deklaruar bashkëpresidenti i Federatës Kombëtare Gjermane, Majer-Vorfelder, duke refuzuar në atë moment të diskutonte për emra të kandidatëve të mundshëm. Por, pak kohë më vonë, pas disa takimesh të Federatës lidhur me kandidatin e ri që do të zëvendësonte Klinsmanin, u vendos që ai të ishte Hoakim Lëv. Në atë kohë, Klinsman, pas përfundimit me sukses të aventurës gjermane në Kupën e Botës, kishte kërkuar disa ditë kohë për të reflektuar për të ardhmen e tij, duke u nisur së bashku me familjen drejt një vendi të mbajtur sekret. Pasi kishte ndeshur skepticizma të fortë nga ana e kritikës dhe e publikut, ish-trajneri gjerman ia kishte dalë mbanë të bindte një popullaritet të madh gjatë Kampionatit Botëror falë stilit të lojës dhe mënyrës së të vepruarit të skuadrës gjermane. Në përfundim të Kupës së Botës, sipas disa sondazheve të ndryshme, ata që kërkonin që Klinsman të qëndronte në pankinën gjermane ishin rreth 90%. Sondazhet u realizuan në mbarë Gjermaninë dhe kudo rezultoi se trajneri gjerman kishte fansa dhe njerëz që e vlerësonin për punën e tij. Sipas tyre, ai kishte dhënë shumë për këtë sport në këtë vend. Ishte një ndër lojtarët dhe më pas trajnerët që ia vlente të admirohej dhe të kishte mbështetjen e të gjithëve.

 

Veçantia e tij në lojë

 

Tekniku gjerman Jurgen Klinsman ka përdorur konceptet e psikologjisë sportive dhe një teknikë të veçantë për të çuar skuadrën deri në çerekfinale në Kampionatin Botëror Gjermani 2006. Në një intervistë për “FIFA Magazine”, tekniku gjerman tregon se ka përdorur për një “program didaktik”, me të cilin kishte si qëllim të formonte lojtarë jo vetëm nga një pikëvështrim tekniko-futbollistik, por edhe duke i motivuar dhe inkurajuar. Ai kishte si synim t’i përqendronte në mundësinë konkrete për të fituar këtë Botëror. Zgjodhi të luante kundër kundërshtarëve të fortë në ndeshjet miqësore për t’u lënë të kuptojë lojtarëve që të jenë në nivel të njëjtë me shokët e tyre të skuadrave të mëdha, si Brazili dhe Argjentina, dhe mundësisht t’i mundnin ata. Ai u propozonte shpesh lojtarëve shumë pamje me video-projektor të skuadrave të tjera, duke komentuar pikat e forta të skuadrës së huaj me atë të tijën dhe e anasjelltas. Në këtë mënyrë ai i ndërgjegjësonte lojtarët e tij për vështirësitë dhe mangësitë që duhet të kalonin, por gjithashtu edhe duke i inkurajuar në shumë raste. Motoja e tij didaktike ishte “Pak fjalë, por të duhura”. Sipas Klinsmanit, janë të pakta mesazhet që kanë një efekt shumë domethënës kur lojtarët ndodhen në terren dhe nuk mund të krahasohen kurrë me ato që jepen gjatë trajnimit të tyre. Me inteligjencë të madhe është afrimi i tij në stërvitjen individuale. “Duhet të gjej mënyrën e duhur për të komunikuar me secilin lojtar. Disa u binden stimujve vizivë, disa të tjerë preferojnë një dialog të dendur, të tjerë kërkojnë ndonjëherë pak komfort”, – shprehej ai. Puna e psikologëve sportivë mund të jetë shumë e nevojshme në kontekstet konkurruese kaq të rëndësishëm, por edhe më e nevojshme do të ishte kur atletët janë 15 ose 16 vjeç dhe janë ende në skuadra të vogla dhe fillestare. Ndërsa kur duhet të specifikojë punën e trajnerit, Klisman thekson se duhet të mbahen larg skuadrës fenomenet negative, nuk duhet të jepet përshtypja që tekniku të mos shqetësohet, si dhe as ideja që ai beson totalisht në lojtarët e tij. Klinsman është treguar një psikolog i mirë edhe në mënyrën e përdorur për zgjedhjen e trajnerit të skuadrës. “Kishim dy portierë të klasit botëror (Kan dhe Lehman) dhe nuk e dija se çfarë do të ndodhte që në fillim të Kampionatit Botëror. Nëse do të kisha zgjedhur në fillim në favor të njërit prej tyre, tjetri do të kishte menduar se do të kisha bërë një padrejtësi ndaj tij dhe i pari nuk do të kishte mundur të ishte më në formën optimale. Kompeticioni i ka ‘hequr nga e drejta e pronës’ dhe pyeta veten pse gjendja e portierëve duhet të ishte ndryshe nga ajo e treshes së djathtë ose të sulmuesve. Më duhej të veproja në mënyrë që të gjithë lojtarët të ishin të kënaqur”, – u shprehte ai.

 

Refuzimi që i bëri Çelsit të Abrahamoviçit

 

Ish-tekniku i kombëtares gjermane i tha “jo” ekipit të Çelsit. Ai refuzoi të ishte trajner i kësaj skuadre, për arsye familjare. Është një arsye veçanërisht e rëndësishme, por që ndodh të jetë arsye. Pra, ajo që nuk i dha mundësi Jurgen Klinsmanit të zinte vendin e Hoze Murinjos në pankinën e Çelsit në “Stamford Bridge”, ishte një arsye tërësisht familjare. Ai i tha “jo” trajnimit të një skuadre evropiane, duke u shprehur: “Të çoja për të jetuar në Evropë familjen time pas shumë vitesh jetese në Kaliforni ishte një gjë shumë e vështirë. Nuk mund ta bëja këtë. Për mua nuk do të ishte një problem i madh, por fakti që në Evropë je gjithmonë nën vëzhgim, të gjithë presin të të vënë nën presion dhe je gjithmonë nën një kujdes konstant. Në Kaliforni, bashkëshortja dhe fëmijët e mi janë ata që janë, ndërsa në Evropë do të ishin bashkëshortja dhe fëmijët e Jurgen Klinsmanit. Për këtë qëllim nuk dua t’i vë nën presion”, – përfundoi ai.

 

 

Pasaporta e lojtarit

Emri: Jurgen

Mbiemri: Klinsman

Ditëlindja: 30.7.1966

Vendlindja: Gopingen, Gjermania

Kombësia: Gjerman

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency