TEC-et lundruese që marrin 94 mijë dollarë qira në ditë, pa u vënë në punë, kallëzohet aktivisti denoncues

0
193

Aktivisti në mbrojtje të mjedisit Lavdosh Feruni, është kallëzuar për shpifje lidhur me deklarata që ka bërë për TEC-et lundruese në Vlorë.

Në një komunikim për mediat ai u shpreh se nuk ka shpifur dhe se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje, të cilën e quan në rastin me të mirë gabim nga qeveria, dhe në rastin më të keq aferë e madhe korruptive.

“Do ta shikojmë këtë gjë, nuk pranuam seancën e pajtimit. Ne nuk kemi shpifur. Nuk mund të pranonim një lloj pajtueshmërie ndaj atyre që kemi thënë, sepse janë 100% të sigurta. Po shoh këtu që ajo shpifja e parë që paskam bërë unë është që ‘TEC pushtues i Bangladeshit, po i afrohet Vlorës, a do ta japim Vlorën?’. Është e vërtetë që TEC ka ardhur nga Bangladeshi, dhe me parullën a do japim Vlorën, ne bëmë një protestë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here