Vendet me çmimet më të lira për të bërë pushimet verore

0
674

Driçim Çaka

vendet turistikeNë Shqipëri dhe jashtë saj, cilat janë vendet më të bukura për të kaluar pushimet. Ksamili, vendi i përkryer në Shqipëri. Turqia, perla që shqiptarët preferojnë.

 

Të bësh pushimet në Shqipëri apo jashtë? Kjo është pyetja që shumë prej shqiptarëve po bëjnë në këto muaj pranvere. Bukuria dhe luksi që ofrojnë vendet si Turqia, Greqia apo Kroacia po gërsheton mes “patriotizmit” për të kaluar pushimet në bregdetin e jugut. Siç duket edhe për këtë vit diferenca do të bëhet nga çmimi. Atje ku është më lirë aty do të kalohet pushimet. Përgjithësisht jemi mësuar që pushimet jashtë shtetit kushtojnë shumë por nëse shikohet realiteti në Sarandë atëherë duhet të mendohesh. Të bësh 10 ditë pushime në Sarandë të duhen minimumi 1 milion e 500 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që në vende si Turqia me 1000 mijë euro kalohet shkëlqyeshëm.

Turqia

Numri i shqiptarëve që bëjnë pushime në Turqi është rritur vitet e fundit. Çmime të arsyeshme, luks dhe vende të panjohura janë ndër arsyet kryesore për të kaluar pushimet në Turqi. Por sa kushton të bësh pushimet verore? Duke parë ofertat online pushimet në Turqi mund të bëhen sipas sasisë që të mban kuleta, duke filluar nga 300 euro për person deri në 1500 euro. Nëse çiftet apo familjet e kanë vendosur që tani se ku do ti kalojnë pushimet, më e mira është që t’i rezervojnë në këtë moment. Aktualisht shumë prej kompanive që ofrojnë pushime në Turqi kanë një ulje të konsiderueshme për klientët. Kështu nëse vendet prenotohen brenda muajit prill atëherë mund të përfitohet një ulje e kostos nga 150-300 euro për çdo familje. Turqia është një nga vendet me turizëm më të zhvilluar dhe dallohet për mikpritjen që u bën të huajve. Uji i pastër, rëra origjinale dhe hotele luksoze janë tiparet karakteristike të Turqisë. Sipas të dhënave të një viti më parë më shumë se 40% e shqiptarëve që kaluan pushimet jashtë shtetit shkuan në Turqi.

Kroacia

Është një nga vendet që po vizitohet shpesh nga Shqiptarët. Tipari kryesor i Kroacisë përveç detit dhe pamjeve të mrekullueshme është qetësia. Në të gjitha plazhet në Kroaci ka një hapësirë të madhe ku secili mund ti shijojë sipas dëshirës. Çmimet në Kroaci janë pak më të shtrenjta se në Turqi, por gjithsesi mbeten të përballueshme nga xhepat e shqiptarëve. Me 700-1800, në çift apo një familje mund të kalojë pushime të paharrueshme.

Mal i Zi

Nëse shkon për pushime në Mal të zi, një natë nuk do të shkojë më shumë se 30 euro, ndërkohë që në qytetet si Sarandë dhe Vlorë është minimum 50 euro. Mal i Zi dallohet për çmimet e lira por dhe plazhet nuk ngelen mbrapa. Largësia e vogël me Shqipërinë deti dhe çmimet janë arsyet kryesore për të vizituar vendin fqinj.

Greqi

Greqia është një ndër vendet e cila ka plazhet më të bukura. Thuajse i gjithë bregdeti grek vizitohet nga një pjesë e mirë e turistëve nga e gjithë bota gjatë ter muajve të verës. Venet më ët Veçantë në Greqi janë ishujt, por përgjithësisht çmimi është pak i kripur. Jo vetëm ishujt por qytetet si Patra dhe Athina kanë det mjaft të pastër ku mund të kalohen pushimet. Një nga vendet që nuk duhet humbur dhe ku ofertat janë shumë të mira është ishulli i Korfuzit. Në këtë ishull për 1 javë me rreth 500 euro një çift mund të kalojë pushime tepër të veçanta. Çmimet në Korfuz janë të lira, duke iu përshtatur financave të shqiptarëve.

Shqipëria, me çmime të kripura

Duke qenë se shumë turistë vijnë nga jashtë, shqiptarët kanë maninë që çmimet t’i rrisin sa më shumë. Vendet si Saranda dhe Vlora ofrojnë çmime mjaft të shtrenjta ku një dhomë nuk e gjen më pak se 40-50 euro. Përveç çmimeve dy qytetet më të njohura bregdetare mbipopullohen gjatë verës. Për të kaluar pushimet verore në Shqipëri më mirë është që të vizitohen vende si Borshi, Jala, Ksamili apo Shëngjini.

Borshi

Një fshat i cili njihet jo pak nga shqiptarët. Shumë prej njerëzve të njohur zgjedhin Borshin për të pushuar, pasi qetësia mbizotëron kudo. Deti është i pastër dhe në disa vende merr një ngjyrë krejt të veçantë. Çmimet në Borsh janë normale. Një hotel mund të kushtojë nga 35-65 euro, ndërsa dhoma privatë nuk kushtojnë më shumë se 30 mijë lekë nata. Nuk ka vend tjetër në Shqipëri ku deti, lumi, fusha, kodrat dhe mali të jenë të vendosura aq pranë e aq në harmoni sa në Borsh. Të duhen vetëm disa minuta që të ngjitesh nga deti në mal dhe anasjelltas, ndërkohë që një fushë e madhe e mbjellë me ullinj, agrume e dhjetëra varietete frutash të tjera mbush me gjelbërim e natyrisht edhe me ajar të pastër hapësirën gjigante të plazhit rreth 7 km pa ndërprerje, më të gjatit e sidomos më komodit të bregdetit Jon.

Jala dhe Himara

Ishte një ndër plazhet më të frekuentuara një vit më parë. Hapësirë, një det që duket sikur ka ngjyrë të gjelbër janë ndër veçoritë kryesore të Jalës. çmimet në këto zona janë rritur pak pas interesat të shqiptarëve për të kaluar pushimet. Plazhi i Himarës është një tjetër pikë ku mund të shijosh banjat e diellit në bregdetin e pastër, zhytjet në blunë e detit, apo edhe shëtitjet me varka . Në verë, mbipopullimi në zonë është i dukshëm. Për shkak të kapaciteteve të mira akomoduese, të cilat janë hotele, por edhe shtëpi banimi të dhëna me qira në zonën e verës, vizitorët janë të shumtë. Prenotimet për banesat nisin edhe një sezon më pare

Ksamili

Është një fshat që banorët gjatë verës flenë jashtë vetëm për të strehuar turistët në shtëpitë e tyre. Me çmime 40-70 mijë lekë mund të prenotosh katin e parë të një shtëpi ose me 25 mijë lekë mund të merret një garsionere. Banorët e Ksamilit mezi e presin verën për të mikpritur pushuesit. Një problem që Ksamili ka është jeta e natës por duke ditë që Saranda është vetëm 10 minuta larg ky nuk është një problem për turistët. Plazhi në Ksamil njihet thuajse nga të gjithë dhe sidomos për argëtimit që të ofron. Ishujt që për pak minuta mund të arrihen me not janë karakteristikë e Ksamilit. Restorantet tradicionale janë një tjetër tipar ku dallohet për çmimet tepër të larta. Mjaft i njohur në zonën e Ksamilit është “Pema e Thatë”, një vend ku deti është i pastër dhe mund të ecësh më shumë se 100 brenda në det. Familjet përgjithësisht zgjedhin Ksamilin për të kaluar pushimet e verës.

Shëngjini

Një pjesë e mirë e kosovarëve dhe e banorëve të veriut i kalojnë pushimet në plazhin e Shëngjinit. Çmime mjaft të arsyeshme, rëra dhe plazhi janë tipike për Shëngjin. Çdo vit autoritet organizojnë spektakle dhe evente të ndryshme ku pushuesit ja arrijnë t’ia kalojnë shumë mirë.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency