Posteri provokues/ Këlliçi: Luftë pa etikë dhe 0 tolerancë ndaj korrupsionit

0
108

Luftë pa etikë dhe me tolerancë zero ndaj korrupsionit, kështu iu përgjigj të gjitha reagimeve të shkaktuar Belind Këlliçi pas publikimit disa ditë më parë të posterit të tij për korrupsionin.

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u ndal në njësinë 7 në kryeqytet ku zhvilloi një takim me banorët e fushës së aviacionit.

Ai u përgjigj edhe për posterin e shfaqur pak ditë më parë kundër korrupsionit ku gjesti i tij krijoi debat në opinionin publik. 

“Ai posteri im i gishtave i ka mërzitur shumë njerëzit…i ka mërzitur shumë që unë i kam nxjerr zemrën qytetarëve, dhe i kam nxjerr gishtin korrupsionit. Janë mërzitur të gjithë hipokritët që jetojnë në Tiranë, që punojnë në Tiranë. Pas datën 14 maj, do zhvilloj një luftë me tolerancë zero ndaj korrupsionit, pa etikë dhe me gishtat ngritur ndaj vjedhjeve në bashkinë e Tiranës,” – tha Këlliçi.

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ u ndal te angazhimet e tij për Tiranën dhe ripërsëriti premtimin se pas 14 majit, transporti publik do të jetë falas.

“Pas 14 majit ua garantoj unë se në autobus do të hipni pa paguar. Do të hipni në autobusa shumë herë më të mirë se këta që janë sot. Pse? Sepse janë paratë, ne nuk jemi të varfër por jemi të vjedhur,” – u shpreh Këlliçi.

Këlliçi ju tha qytetarëve se nëse do të zgjidhet në krye të bashkisë tiranë, një ditë në javë do ja dedikojë pritjes me qytetarët, për të dëgjuar nga afër problemet e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here