Lista e PD, kandidatët në 12 qarqe

0
318

selisa12 orë para skadimit të afatit për regjistrimin e kandidatëve në KQZ, PD ka thuajse të plotë listën

 

Partia Demokratike ka përmbyllur thuajse të gjithë listën e kandidatëve të saj për deputetë që do të garojnë përballë së majtës në zgjedhjet e 23 qershorit. Kryeministri Berisha, në konsultim me krerët e qarqeve si edhe kryesinë e PD-së, ka mundur të përzgjedhë ekipin e ri të së djathtës, i cili edhe në këto zgjedhje vjen me risi. Një sërë prurjesh të reja, duke filluar nga fusha politike e deri tek shoqëria civile, përbëjnë rifreskimet e skuadrës së dajthtë, e cila synon mandatin e tretë qeverisës.

 

Lista

Duke marrë parasysh faktin se afati përfundimtar për dorëzimin e listave të deputetëve në KQZ është mesdita e së  martës, në pjesën më të madhe të qarqeve, PD ka përcaktuar se cilët do të jenë pëerfaqësuesit e saj në Kuvend pas 23 qershorit. Në qarkun e Tiranës, i cili kryesohet nga kryeministri Berisha, janë të sigurtë emrat e ministrave aktualë të qeverisë, si: Majlinda Bregu, Aldo Bumçi, Florian Mima dhe Halim Kosova. Po ashtu në kryeqytet është i përfshirë edhe emri i Eduard Selamit, të rikthyerit në Partinë Demokratike. Pjesë e listës së Tiranës është edhe zv.ministrja Grida Duma si edhe nënkryetarja e bashkisë së Tiranës Jorida Tabaku. Pritet që në këtë qark, kreu i PD-së të përfshijë edhe emrat e dy ish-deputetëve të PS-së, aktualisht të pavarrur, Kastriot Islami dhe Asllan Dogjani. Në qarkun e Shkodrës nuk pritet të ketë surpriza, ku pas kryesueses së listës, Kryeparlamentares Jozefina Topalli, do jenë emrat e Fatbardh Spahisë, Benet Becit, Astrit Bushatit dhe aleatit të PD-së, kreut të PDK-së Nard Ndoka. Po ashtu edhe në qarkun e Elbasanit është thuajse e përfunduar lista e kandidatëve. Në krye do të jetë ministri i Mbrojtjes Arben Imami, i pasur nga kreu i degës së PD-së në këtë qytet Luçiano Boçi, si edhe deputetët aktualë Dashnor Sula, Ardian Turku  dhe Sytbi Hida. Pjesë e kësaj liste do jenë edhe prurjet e reja: Klodiana Cankja dhe Shefqet Deliallisi. Qarku i Fierit me në krye ministrin e Transporteve Sokol Olldashi do të ketë në listë, sipër vijës së sigurisë ,emrat e Enkelejd Alibeaj, Mesila Dodes dhe Ferdinand Muratit. Ndërkohë Astrit Patozi do jetë kryesuesi i listës në qarkun e Vlorës. Pas tij në listë vjen kreu aktual i Aluiznit Ardian Kollozi si edhe deputeti Kosta Barka. Ndërsa qarkun e Durrësit, kreu i mazhorancës ia ka besuar ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi, i ndjekur në listë nga kryetarja e Forumit të Gruas së PD-së Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Armand Teliti dhe Gjergj Lezhja. Nga ana tjetër në qarkun e Korçës, i cili drejtohet nga ministri i Financave Ridvan Bode, do të jenë sipër vijës së sigurisë, emrat e deputetëve aktualë  Fatbardh Kadilli ,Gjergji Papa, Edmond Spaho  si edhe të prurjes së re, këshilltares së kryeministrit Suzana Guxholli. Në Berat krahas kryesuesit të litës, ministrit të teknologjisë dhe inovacionit Genc Pollo, është i sigurtë emri i Lefter Maliqit si edhe Astrit Veliaj. Gjithashtu edhe qarku i Kukësit mund të konsiderohet i mbyllur, ku pas kryesuesit të listës, ministrit të brendshëm Flamur Noka, janë përfshirë dy prurje të reja, Sait Dollapi dhe Avenir Peka. Ndërsa në Lezhë, Edi Paloka, kryesues i listës ndiqet nga Pal Dajçi dhe ish-deputeti i PS-së, aktualisht i pavarur Gjovalin Kadeli. Në dy qarqet e fundit, Dibër dhe Gjirokastër, ndryshimet janë të pakta. Kështu në Dibër në krye të listës është vendosur ministri aktual i Arsimit Myqerem Tafaj dhe pas tij vijnë emrat e Sherefedin Shehut, Selami Xhepës dhe Kreshnik Çollakut. Ndërsa në Gjirokastër janë emrat e ministrit të Bujqësisë Genc Ruli dhe ministrit të Punës Spiro Ksera.

 

Qarku Tiranë

Sali Berisha

Eduart Selami

Majlinda Bregu

Aldo Bumçi

Florian Mima

Halim Kosova

Grida Duma

Jorida Tabaku

Kastriot Islami

Asllan Dogjani

Tritan Shehu

Gerti Bogdani

Keltis Kruja

Ilir Rusmali

Aleat

Aleat

 

Shkodër

Jozefina Topalli

Fatbardh Spahia

Astrit Bushati

Benet Beci

Nard Ndoka

Flamur Kuçi

 

Kukës

Flamur Noka

Sait Dollapi

Avenir Peka

 

Elbasan

Arben Imami

Luçiano Boçi

Klodiana Cankja

Dashnor Sula

Ardian Turku

Shefqet Deliallisi

Sytbi Hida

 

Fier

Sokol Olldashi

Enkelejd Alibeaj

Mesila Dode

Ferdinand Murati

Eno Bozdo

 

Lezhë

Edi Paloka

Pal Dajçi

Gjovalin Kadeli

Albina Deda

 

Vlorë

Astrit Patozi

Ardian Kollozi

Kosta Barka

Kreshnik Çipi

 

Durrës

Eduard Halimi

Arqile Gorea

Albana Vokshi

Oerd Bylykbashi

Gjergj Lezhja

Zamir Ramadani

 

Berat

Genc Pollo

Lefter Maliqi

Astrit Veliaj

Arenc Berati

 

Korçë

Ridvan Bode

Edmond Spaho

Gjergji Papa

Fatbardh Kadilli

Suzana Guxholli

Entela Prifti

 

Qarku Dibër

Myqerem Tafaj

Sherefedin Shehu

Selami Xhepa

Kreshnik Çollaku

 

Qarku Gjirokastër

Genc Ruli

Spiro Ksera

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency