17 shkolla të reja në Tiranë, 6.2 mld lekë kostoja fillestare, si do funksionojë PPP

0
177

 

 

 

Vitin e ardhshëm Bashkia e Tiranës ka parashikuar të ndërtojë 17 shkolla të reja në kryeqytet, për t’i dhënë fund mësimit me dy turne. Por duke qenë se kosto fillestare është llogaritur në vlerën e 6.2 miliardë lekëve, afërsisht sa gjysma e buxhetit të Bashkisë së Tiranës, është i pamundur ndërtimi në një afat të shpejtë kohor. Kështu Bashkia do të aplikojë një skemë të re partneriteti publik-privat, ku kompani të ndryshme mund të marrin përpipër ndërtimin e shkollave dhe pagesat të ndahen në disa vite, duke aplikuar edhe një normë të caktuar interesi.

Aktualisht Bashkia ka evidentuar terrenet se ku do të ndërtohen këto institucione arsimore dhe ka kryer studimin e fizibilitetit. Gjatë vitit 2016 të ardhurat nga taksa e re e infrastrukturës arsimore për bizneset dhe familjarët janë regjistruar në vlerën e 360 milion lekëve, të cilat janë depozituar në një llogari të posaçme të Bashkisë së Tiranës dhe do të përdoren gjatë këtij viti për kryerjen e shpronësimeve në terrenet që janë zgjidhur për ndërtimin e shkollave, në mënyrë që të jenë sa më pranë komunitetit. 10 shkolla janë parashikuar të jenë të ciklit 9 vjeçar, të cilat do të përfshijnë edhe ambiente për kopshte brenda tyre dhe 7 shkolla të ciklit të mesëm të lartë. Institucionet arsimore do të ndërtohen në njësitë 5,7, 8,9, 11, në Dajt, Farkë dhe Kashar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here