Kuvendi dhe Akti Normativ, ekonomia përcakton axhendën e ligjvënësve për 2017-ën

0
160
Deputetet, duke mbajtur nje minute heshtje gjate nje seance parlamentare, ku jane diskutuar nismat ligjore te propozuara nga opozita, amendamentet ne ligjin "Per dekriminalizimin" dhe ato ne ligjin "Per funksionimin e komisioneve hetimore". /r/n/r/nLawmakers, during a parliamentary session.

Projektligjet me karakter ekonomik duket se do të dominojnë axhendën e sesionit të ri parlamentar. Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet të hënën e tretë të janarit me seancën e parë plenare për vitin 2017.

Fillimisht, do të miratohet kalendari i punimeve dhe më pas do të përcaktohet axhenda e projektligjeve të mbetura pa u votuar nga viti që shkoi. Akti normativ i miratuar nga qeveria për ndryshimet në buxhetin e vitit 2016 pritet të jetë votimi i parë për këtë sesion.

Performanca buxhetore e vitit të kaluar krijoi hapësirën e rishpërndarjes së fondeve, pa cënuar zbatimin e politikave të planifikuara. Qeveria akordoi një fond në masën 4 miliardë lekë për dhënien e shpërblimeve për festat e fundvitit, me argumentin se performanca buxhetore e vitit 2016, krijoi hapësira për rishpërndarjen e fondeve.

Kategoritë që përfituan nga ky vendim ishin: 

-pensionistët – në masën 6.000 LEK

-personat që përfitojnë pagesën e paaftësisë – në masën 2.000 LEK

Familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike – në masën 2.000 LEK etj.

Në axhendën e Kuvendit janë edhe projektligjet “Për statusin e punonjësve të industrisë së naftës dhe gazit”, projektligji “Për ndryshime në ligjin “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, projektligji “Për ndryshime në ligjin e ankandit publik”, si dhe ratifikimi i disa marrëveshjeve me vendet e rajonit e më gjerë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here