OSBE/ODIHR publikon raportin: U rrezikua jeta e një anëtari partie, shqetësuese vendimet e fundit të qeverisë !

0
146

OSBE/ODIHR ka publikuar raportin e ndërmjetëm kur jemi vetëm 2 javë nga zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në raport thuhet se mjedisi politik vazhdon të jetë i karakterizuar nga polarizimi i thellë nëpërmjet kryetarëve të partive të madhe.

Në raport thuhet po ashtu se fushata deri më tani nuk ka qenë e bujshme, dhe përgjithësisht ka qenë e moderuar.

Sipas raportit përgjithësisht fushata ka qenë e moderuar, duke shtuar se MVZ-ja e ODIHR-it është në dijeni të dy rasteve të dhunës, në njërën prej të cilave u rrezikua jeta e një anëtari partie, duke iu referua sulmit me tritol në automjet të kryetarit të degës së PD në bashkinë Vau i Dejës, Bernard Ndreca.

Në lidhje me financimet e partive, në raport shkruhet se garuesit mund të financojnë fushatën e tyre me fonde publike dhe private, ndërsa ligji parashikon kufizime.

“MVZ-ja e ODIHR-it është në dijeni të dy rasteve të dhunës, në njërën prej të cilave u rrezikua jeta e një anëtari partie. Ndryshimet e fundit paraqitën masa të tjera mbrojtëse kundër abuzimit me burimet shtetërore. Megjithatë, shumë bashkëbisedues të MVZ-së së ODIHR-it ngritën shqetësime lidhur me iniciativat e fundit të ndërmarra nga qeveria, siç është bonusi i pensionistëve dhe premtimet e kryeministrit lidhur me pagat e punonjësve të sektorit publik. Komisioneri deklaroi publikisht se sipas interpretimit të tij, dispozitat ligjore përkatëse zbatohen vetëm për zgjedhjet parlamentare”, thuhet në raport.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here