Fushatë në Laprakë/ Këlliçi: Bizneset që më presin në takime gjobiten nga bashkia

0
98

Lapraka ishte ndalesa e radhës e fushatës elektorale kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi paraditen e të premtes së 28 prillit.

Përveç qytetarëve Këlliçi zhvilloi takime edhe me bizneset e vogla ku i kërkoi mediave të mos i filmojnë këto momente, pasi sipas tij ata gjobiten nga Bashkia Tiranë vetëm pse e mirëpresin Këlliçin. “Dalin në kamera pamjet, shkon Veliaj nesër dhe i vendos gjobë. Kështu që nuk e kanë faj këta”, tha ai.

Përgjatë ecjes në lagjet e Laprakës, qytetarët i shprehën Këlliçit shqetësimet e tyre, ku kryefjala ishte mungesa e investimeve në rrugë dhe shëndetësi. Pasi i dëgjoi, Këlliçi para banorëve tregoi zgjidhjet që do t’i japë problematikave të zonës së Laprakës.

“Diskutimi i hapur me qytetarët duhet të jetë detyrë, nuk është premtim. Pastaj investimi në rrjetin e ujit të pijshëm patjetër është i domosdoshëm”, tha ai.

Këlliçi pohoi se Lapraka është diskriminuar nga të majtët që drejtojnë bashkinë Tiranë, pas kjo njësi administrative gjithmonë ka votuar djathtas.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here