Dyshohet se ka bashkëpunuar me autorët e rrëmbimit të Koçoles e Sulovarit, lihet në burg 28-vjeçari (EMRI)

0
90

Gjykata e Sarandës ka lënë në burg të riun Sofokli Baxheri, i njohur me emrin Sofo pasi u arrestua ditën e djeshme si i dyshuar për veprat penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Baxheri dyshohet se i ka dhënë me qira një banesë në fshatin Nivicë, personave të dyshuar si autorë të rrëmbimit e ndoshta vrasjes së 46-vjeçarëve Leonard Thodhori i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi dhe të vendosjes së eksplozivit në banesën e 54 vjeçarit Lefter Lefteri alias Afëz Kulla.

Baxheri akuzohet gjithashtu se kë gënjyer gjatë deklarimeve të tij kur është marrë në pyetje nga policia, pasi u arrestua së bashku me disa të tjerë të cilët mund të kenë dijeni mbi rrëmbimin e 46-vjeçarëve. Por ky i fundit ka refuzuar të flasë dhe të jetë bashkëpunues me policisë, ku sot i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” dhe u transferua drejt burgut të Bënçës në Tepelenë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here