2 Milion dollarë ju dhanë Basha-Alibeajt nga KQZ/ Berisha: Akt i turpshëm i pengjeve të Ramës. PD e financon fryma E FITORES

0
107

Sali Berisha e cilësoi “akt të turpshëm” atë që e quajti grabitje të fondeve të fushatës “nga një grup pengje të Edi Ramës”.

“Një nga aktet më të turpshme, më të shëmtuara, është se mundi, djersa dhe taksat e 620 mijë qytetarëve që votuan PD-në, grabiten nga një grup pengje të Edi Ramës. Jo pak, por janë 2 milionë dollarë, 1 milionë dollarë është vetëm fushata. Përfaqësuesit e 620 mijë votuesve nuk marrin asnjë qindarkë. Kjo tregon fytyrën e shëmtuar të këtij regjimi. Kjo tregon keqpërdorimin e dyshes famëkeqe Alibasha-Brava. Por, asgjë nuk e pengon PD-në. Ajo do financohet nga kontributet vullnetare të anëtarëve të saj. Së shpejti do njoftojmë një rregullore për përballimin e fushatës. PD-në po e financon fryma e fitores. Ka një frymë fitoreje kudo që shkon”, tha Berisha jashtë Parlamentit.

“Ju e shihni se Erion Veliaj ngarkon në furgona punonjës të policisë dhe përgatit takimet vetëm me punonjës të bashkisë. Edi Rama e hapi fushatën vetëm me nomenklaturën e tij të korruptuar, se edhe ai ka frikë nga qytetarët. Pra, janë në një dëshpërim të thellë. Forca politike e idealeve të lirisë, e transformimeve epokale të Shqipërisë është në një ngjitje vertikale. Janë të pashpresë”, shtoi Sali Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here