Çudit ish-ministrja e Ramës: Ja pse policia gjakosi deputeten…

0
216

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, deputetja socialiste, Ermonela Felaj, ka habitur sot me shpjegimin që dha mbi dhunën e ushtruar ndaj deputetes së LSI-së, Floida Kërpaçi nga policia, në protestën e opozitës të zhvilluar para Parlamentit.

E ftuar në Faxnews, Felaj tha se mbase policët nuk e njohin Floida Kërpaçin për deputete të Parlamentit.

“Nuk e di nëse e njohin si deputete që ju përmendni në radhë të parë. Është një teatër i shpifur dhe i shëmtuar, pasi ata ishin teatri i vërtetë. Ata që janë dhunuesit e vërtetë bëjnë edhe si viktima. Ne kemi qenë shumë të qetë, dhe nuk e di si nuk reaguam kur deputetja në fjalë dhe deputetet e tjerë të LSI na rrëmbyem kartat e votimit nga tavolina”, u shpreh Felaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here