Horror/ Sekondat e fundit të jetës, ja si u qëllua Ariela

0
249

Vrasja e Arielës nga Aldison ka tronditur të gjithë shoqërinë shqiptare. Vrasja ndodhi në një zonë mjaft të populluar dhe Ariela gjeti vdekjen e menjëhershme.

Aldison Belulaj po mbahet në jetë vetëm nëpërmjet aparaturave mjekësore.   Mjekët japin pak shpresë, pasi plumbi me të cilin qëlloi veten në kokë i ka shkaktuar plagë të pashërueshme.

Një video e mbërritur në redaksinë e emisionit “Stop” në TV Klan tregon momentin menjëhere pas krimit.

Nga pamjet shihet se trupat e Aldison Belulajt dhe studentes së juridikut që ai i mori jetën, ndodhen ngjitur me njëri-tjetrin.

Provë kjo, që sipas ekspertëve të kriminalistikës, tregon se menjëherë pasi ka shtënë mbi Arielën, ai ka qëlluar edhe veten.

Në video shihet se si një efektiv i policisë i heq armën nga dora, ndërsa ai vazhdon të lëvizë.

Motra e Arielës dhe një shoqe e saj që ndodheshin aty, lëvizin të shokuara, ndërsa 21-vjeçarja ka mbetur e vdekur në vend.

Policia po heton mbi disa të dhëna se 23-vjeçari e ka përndjekur prej kohësh studenten dhe se vrasjen e kishte planifikuar, pasi pak ditë më parë kishte blerë edhe një pistoletë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here