Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugore Elbasan-Librazhd. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Pishkash ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin.
“Rreth orës 07:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, shtetasi A. Y., rreth 55 vjeç, banues në Devoll, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e Lengajcës.
Nga ky aksident kanë humbur jetën shtetasi A. Y. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja M. Y., rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në këtë automjet.
Shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të të 2 shtetasve që ndodheshin në automjet.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti”, njofton policia.