Ankesat/ Dy pensionistë: Pa asnjë fëmijë këtu, paguajmë taksën e shkollës që të vjedhë Erion Veliaj!

0
194

Intervista  e z. Belind Këlliçi sot në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV u shoqërua me komente nga qytetarë të  ndryshëm, që bënë telefonata në studio live. Telefonuesja e parë ishte një zonjë:

Qytetarja: Mirëmëngjes Flavio! Kapa dhe Belindin, atë djalë të shkëlqyer që kandidon për bashkinë e Tiranës, atë person të papërlyer,  atë person jomashtrues!

E paimagjinueshme të shikoje mbrëmë atë që bëri Belindi në Baldushk se si vidhen qytetarët, pensionistët dhe i gjithë populli i Tiranës.

Jemi pensionistë, nuk kam asnjë fëmijë të djalit këtu dhe paguaj taksën e shkollës! Përse?! Për të vjedhur Erion Veliaj, për të mbushur Erion Veliaj, xhepat!

Belind Këlliçit i uroj një fitore dhe është e paimagjinueshme, është e padiskutueshme që Belind Këlliçi do ta fitojë dhe Erion Veliaj do të humbasë këtë radhë!

Tani do të them dhe dy fjalë për sa i përket përçarjes së Partisë Demokratike.

Turp, turp të ketë Enkelejd Alibeaj. Në sajë të Sali Berishës ai u bë ministër dhe gjithë të tjerat! Prandaj u bëj thirrje demokratëve të jenë të bashkuar, të hedhin votat aty ku duhet. Boll më! Të shikojmë ndryshimin!Boll më me mashtrimet qoftë të kryetarit të Qeverisë, qoftë të kryetarit të bashkisë! Ju faleminderit që më dëgjuat!

Telefonuesi i dytë: Desha të bisedoj diçka me kryetarin e ardhshëm të bashkisë. Z. Belind, taksën e shkollën po e paguajmë, po unë kam dy kontrata. Dy kontrata paguaj.

Këlliçi: E paguan edhe si kryefamiljar rrezik, e paguan tri herë.

Qytetari:  Kam dy kontrata uji, i njëjti kryefamiljar, po e paguaj dy herë taksën e shkollës dhe fëmijë në shkollë nuk kam! I kam të rritur dhe kanë ikur jashtë shtetit, se nuk kanë çfarë të bëjnë këtu në Shqipëri. shyqyr që i kam përcjellë, se na nxinë jetën, kryetari aktual na nxiu jetën! Legalizimin e shtëpisë që e kanë bërë të tërë se e kanë bërë me para në dorë, kurse legalizimin nuk ma bëjnë. Dhe asnjë lloj përgjigjeje nuk më japin. Kur do të vish në krye të bashkisë, se na u nxi jeta?! Edhe unë që jam pensionist, dua të iki sa më parë.

Këlliçi: Pensionin, sa e ke?

Qytetari: Shyqyr Zotit e kam pensionin 220 mijë lekë, se kam 45 vjet në librezë. 45 vjet i kam në librezë që më është vënë pensioni aq, se do të merrja 150 mijë lekë. Shyqyr, po kam gruan pa punë e shyqyr që janë fëmijët andej dhe na bien ndonjë lek, se …/ar.sh/SYRI.NET

Intervista e plotë në videon e Kafe Shqeto.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here