“Largimi i Ramës dhe bandës së tij emergjencë kombëtare!” Basha: PD e mori vendimin!

0
125

Sipas liderit Basha, opozita pati dy mundësi ose të rreshtohej krah bandës që ndodhet në pushtet ose krah njerezve të thjeshtë, dhe djegia e mandateve provoi se ata janë me popullin e thjeshtë.

Kreu i demokratëve Lulzim Basha në një takim me banorët e Koplikut deklaroi se largimi i Edi Ramës dhe bandës së tij është emergjencë kombëtare.

 

Basha: Ai është njeri i mbaruar politikisht, regjimi i tij është i mbaruar politikisht. Beteja jonë është për ta shembur regjimin që ai ka ngritur me themel. Me Edi Ramën nuk ka zhvillim, nuk ka përprim ndaj largimi i tij është emergjencë kombëtare, është akt i domosdoshëm.  Nuk ka për të pasur Shqipëri në Europë nëse nuk largohet kjo bandë hajdutësh. Kemi pasur dy mundësi të rreshtohemi krah bandës dhe tjetra të rreshtohemi krah jush. PD e mori vendimin, dogji mandatet dhe u rreshtua krah jush. Zgjedhje fasadë nuk ka për të pasur më.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here