Thirrje presidentit Begaj: Mos e dekreto Vlora Hysenin per kryetare te SHIK-ut!

0
273

Nga Enver Bytyçi

 

Zoti President,

 

Sot ju u takuat ne zyren tuaj me kryeministrin Rama dhe diskutuat vec tjerash propozimin qe Vlora Hyseni te emrohet kryetare e Sherbimit Informativ.

 

Nuk e njoh Vlora Hysenin. Por jam i sigurt se nese ju do ta dekretoni ate ne krye te sherbimit tone sekret, do te beheni pjese e percarjes se politikes shqiptare midis Shqiperise dhe Kosoves. Vlora Hyseni ka qene zv.shefe e sherbimit informativ te Kosoves. Ajo eshte shkarkuar nga kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani.

 

Mjafton ky fakt qe te mos e dekretoni, sepse natyrshem do te thellohet konflikti midis Tiranes dhe Prishtines zyrtare, marredhenie, te cilat edhe keshtu si jane shkaktojne deme te medha per interesat tona kombetare! Pervec kesaj, edhe nje administrator i thjeshte do te kishte disavantazhe, nese ai do te ishte shkarkuar nga nje institucion tjeter. Nje person i shkarkuar ne Kosove eshte automatikisht i papershtashem per funksione ne te njejtin post, diku tjeter!

 

Vlora Hyseni mund te jete grua shume e mire. Nuk e di. Nuk e njoh. Por mjafton fakti i mesiperm qe te mos luhet loja e meparshme me ministra nga Kosova, loje qe perfundoi ne nje turp te vertete per kryeministrin e vendit tone!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here