Kurti dhe Osmani e shkarkuan në Kosovë, Rama i propozon Presidentit emrin e Vlora Hysenit për drejtimin e SHISH

0
152

Kryeministri Edi Rama propozoi sot një këshilltaren e tij për drejtimin e SHISH.

 

“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar,” tha Rama pas takimit me Bajram Begajn.

Por Vlora Hyseni ka qenë nënkryetare e shërbimit të inteligjencës në Kosovë (AKI).

 

Ajo u shkarkua nga posti nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

“Vendimi për shkarkim e obligon znj. Vlora Hyseni të bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar. Gjithashtu, znj. Vlora Hyseni, sipas vendimit, obligohet që të ruajë të gjitha informacionet që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës, pavarësisht sesi i është dhënë qasja në to apo si i ka pranuar ato, apo në çfarëdo forme tjetër ka arritur të posedoj informacione të klasifikuara”, thuhej në njoftimin zyrtar.

 

Ajo mbulonte marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë në AKI dhe njihet si njeri i Hashim Thaçit.

 

Pas shkarkimit, Edi Rama e mori si këshilltare.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here