Botërori në “fije të perit”, Katari tani kalon nga “play-off”, Mancini beson

0
91

Një makth që nuk ka fund, Italia zhgënjen edhe në provën e fundit, nuk arrin të thyej murin irlandez, duke mos siguruar një vend për në Botëror, të paktën jo drejtë për drejtë, pasi atë vend e mori Zvicra, duke u detyruar tashmë të bëjnë llogaritë me fazën “play-off”, shansi i radhës për të rezervuar një biletë për në “Katar2022”. “Azzurrët” shfaqin anën e errët të medaljes, pas një aventure mbresëlënëse në “Euro2020”, ku siguruan titullin kampion, kualifikueset e Botërorit dukeshin një lojë fëmijësh për të besuarit e Roberto Mancinit, por ja që fusha vërtetoi të kundërtën. Hijet e të kaluarës rikthehen shumë shpejt, ashtu si në vitin 2017, me Ventura në stol, Italia detyrohet të luaj play-off, me shpresën që këtë herë përfundimi të jetë ndryshe, në të kundërt do të ishte një zhgënjim i madh, një humbje e madhe jo vetëm për Italiane por dhe për imazhin e Botërorit.

Italia

Lajmi i mirë, nëse mund të quhet i tillë, është fakti se nga 26 nëntori, ditë kur do të mësojnë rivalin e tyre në “play off”, kanë 4 muaj kohë për të përgatitur si duhet atë përballje, fillimisht gjysmëfinalet dhe më pas finalet e “play off”. Në letër, Italian mund t’ia dalë përballë çdo rivali, pavarësisht se mund të përplaset me Portugalinë e Ronaldos apo me Suedinë e Ibrës, beson shumë në këtë pikë edhe trajneri Roberto Mancini:

Mancini

“Kam shumë besim, do të shkojmë në Botëror në mars, mbase edhe fitojmë. Duhet të kishim fituar në Bullgari, kishim në dispozicion edhe dy penallti ndaj Zvicrës, ndeshje që mund të përfundonin në avantazhin tonë, nuk duhet ta linim kualifikimin për në ndeshjen e fundit”, theksoi ndër të tjera Roberto Mancini në konferencë për shtyp pas sfidës kundër Irlandës së Veriut e përfunduar në barazim pa gola.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here