“Shteti ka rënë dhe drejtësia ka “vdekur””

0
102

Nga Beaford Dorezi*

Ne nje kohë kur po lobojmë për të drejtën e jetës dhe frenimin e shpopullimit ne vëndin tonë, një realitet i dhimbshëm i vret cdo ditë qytetarët e Shqipërisë, pasiguria e jetës dhe varfëria.

Kur ende nuk kanë kaluar dy javë nga vrasja makabër e ndodhur në Kamëz, pak minuta më parë njerëz të armatosur të cilët lëvizin lirshëm në rrugët e Tiranës, rrezikojnë jetën e njerëzve të pafajshëm në lagjen e Don Boskos.

Rritja e numrit të vrasjeve në vëndin tonë dhe veprave penale tregon edhe njëherë se shteti ka rënë dhe drejtësia ka “vdekur”. Mungesa e shpresës për të jetuar të sigurt po shuhet. Shqipëria, shteti që aspiron të futet në bashkimin Europian, nuk po bënë asnjë përmirsim për ndalimin e kriminalitetit dhe rritjen e sigurisë.

Ndryshimi I ministrave nuk po ndikon në përmirësimin e strategjive bashkëpunuese me strukturat kyce për parandalimin dhe ndalimin e veprave penale. Qytetarët Shqiptarë po ekspozohen cdo ditë e më shumë ndaj dorës së krimit dhe kjo është një mohim i padrejtë ndaj të drejtës së jetës.

Në vëndin tonë gjejmë kontraste të shëmtuara të punës së punonjësve të policisë. Në njërën anë policia rrugore dhe bashkiake masakron qytetarët me gjoba por patrullimi ndaj ndalimit të krimit është MISION I PAMUNDUR.

As në Palermo nuk ka ndodhur të ketë vrasje të këtij niveli sikurse ndodh në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Turpi i kësaj qeverisje që vetëm vjedh! Në ditët e fundit të qeverisjes ata zgjedhin vetëm të heshtin.

#partiaelirise ??

*Kandidat i PL per keshillin bashkiak te Tiranes

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here