Alarmante ! 74 farmacistë janë larguar nga Shqipëria përgjatë vitit 2022/ Toma: Nëse largimet vijojnë me këto ritme shumë shpejt do të përballemi me mungesë shërbimi !

0
105

74 farmacistë janë larguar nga Shqipëria përgjatë vitit 2022, duke shkaktuar krizë për gjetjen e profesionistëve të barnave. Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma thotë se nëse largimet vijojnë me këto ritme shumë shpejt do të përballemi me mungesë shërbimi. Ndër të tjera ajo tregon edhe problematikat me të cilat haset ky sektor.

Profesionistët e barnave po shkojnë drejt braktisjes së sistemit shëndetësor në Shqipëri. Të dhënat zyrtare nga Urdhri i Farmacistëve, tregojnë se në tre vitet e fundit ka pasur largime masive të farmacistëve, kryesisht gjatë vitit 2022.

Teksa numrat e farmacistëve të anëtarësuar kanë pësuar ulje gati përgjysmim, largimet e profesionistëve të barnave po njohin rritje deri në dyfishim.

Sipas presidentes së Urdhrit të Farmacistëve Diana Toma, një kompleksitet faktorësh i shtyjnë drejt largimit profesionistët e kësaj fushe.

Problematik mbetet fakti se në sektorin farmaceutik operojnë persona pa arsimin përkatës. Sipas znj. Toma, shkak është pandëshkueshmëria.

Në politikat për rregullimin e sektorit shëndetësor, farmacistët janë të papërfshirë.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë bën propagandë për rritjen e pagave të mjekëve dhe infermierëve, profesionistët e barnave lihen jashtë çdo skeme.

Për të paktën tre vitet e fundit, shifrat e profesionistëve të barnave kanë mbetur të pandryshuara për shkak të largimeve të tyre. Aktualisht në Shqipëri numërohen rreth 3000 farmacistë.

VITI 2020

206 anëtarësime të reja, 41 vërtetime për jashtë

VITI 2021

185 anëtarësime të reja, 49 vërtetime për jashtë

VITI 2022

132 anëtarësime të reja, 74 vërtetime për jashtë

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here