Detaje të reja nga ngjarja në komisariatin e Kavajës, 28-vjeçari u var me lidhësen e këpucëve

0
107

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e shënuar në Kavajë, ku në ambientet e Komisariatit i dha fund jetës një 28-vjeçar.

Ilvi M. u arrestua ditën e sotme i dyshuar për vjedhje, ndërsa në ambientet e komisariatit i ka dhënë fund jetës duke u varur me lidhëset e këpucëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:08. Drejt komisariatit pas ngjarjes së rëndë janë nisur  Drejtori i Policisë së Qarkut të Tiranës Florenc Panganika dhe një grup ekspertësh të SHÇBA.

Grupi i dhomës së paraburgimit ka tentuar të japë ndihmën e parë por ka qenë e pamundur pasi i riu kishte ndërruar jetë.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 04.05.2022, në Komisariatin e Policisë Kavajë, është gjetur nga shërbimet e Policisë i vetëvarur në dhomat e izolimit dhe si pasojë ka ndërruar jetë, shtetasi i ndaluar I. M., 31 vjeç, i cili është ndaluar ditën e sotme rreth orës 15:50 pasi Gjykata kishte vendosur ndaj tij  masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhje.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë i cili ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here