Gaz Bardhi si Alibeaj: Të dalim me kandidatë të përbashkët në zgjedhje

0
184

Deputeti i Partisë Demokatike, Gazment Bardhi, është shprehur në mbledhjen e Kryesisë të thirrur nga Enkelejd Alibeaj, se PD duhet të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ai shtoi se fokusi dhe gjithë energjitë e demokratëve duhet të jenë në fushatën zgjedhore të 14 majit dhe sipas tij gjuha e urrejtjes nuk ka vend në PD.

“Secili prej nesh ka bërë betejë për ta bërë partinë demokraktike fituese, alternativë qeverisëse.

Gjatë kësaj kohe ka nevojë vetëm për maturi. Gjuha e urrejtjes nuk mund të ketë vend tek ne. Jemi 70 ditë larg nga zgjedhjet

Fokusi ynë duhet të jenë vetëm zgjedhjet e 14 Majt. Ne duhet të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë, të ofrojmë çdo gjë, që të gjendet zgjidhje dhe PD e opozita të dalë me kandidatë të përbashkët”, u shpreh Bardhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here