Darkë fundviti me personalitetet e artit dhe kulturës, Nishani: Mirënjohje atyre që s’janë më, vepra e tyre do kujtohet

0
247

Presidenti Bujar Nishani ka falënderuar të gjithë personalitetet e artit dhe kulturës për kontributin e tyre çdo ditë për vendin. Në një pritje të organizuar enkas për ta me rastin e festave të fundvitit, kreu i Shtetit pohoi se 2016-ta ishte një vit që na ndau me disa personalitete të artit, duke përmendur edhe emrat e tyre. Në shenjë mirënjohje dhe respekti për kontributin e tyre, Nishani kërkoi mbajtjen e një minute heshtjeje.

“Vendosa të mbaj këtë mbrëmje, me pjesën më të formuar, me njerëzit e artit, shkencës dhe kulturës. Është një mbrëmje të cilën institucioni i kartë që kam nderin të përfaqësoj, vendosi që ta dedikoj falënderimin dhe mirënjohjen e atyre njerëzve që çdo ditë kontribuojnë për atë që është vlera e një shoqërie; civilizimi. Meqenëse sonte jemi me njerëzit e artit dhe kulturës, në fund të një viti, pati ulje dhe ngritje, pati shumë sfida. Ishte një vit që na ndahu me njerëz, që s’do t’i kemi mes nesh fizikisht; Demir Hyska, Teodor Laçko, Kristo Frashri, Lazer Filipi, Alfred Huçi, Dhimitër Plasari, Zef Mirditës, Vilson Kulicën, Telat Agollin, Ergi Ndinin, Gjelosh Ndokajn, Naile Hoxhë dhe së fundmi Bujar Lakon. Ndaj më lejoni që sot t’ju ftoj për një minutë heshtje. I përjetshëm emri, kontributi i tyre.”, tha Nishani.

Ai ndër të tjera theksoi se: “Zonja dhe zotërinj, sonte mendova të kemi një event ku të nënvizojmë se e mira jo vetëm ekziston, por shpirti i paqtë duhet të dominojë.”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here