Xhelal Mziu iku pa nisur mbledhja e Alibeajt me grupin parlamentar të PD, zbulohen deputetët e pranishëm

0
182

Enkelejd Alibeaj po zhvillon mbledhje me deputetët e PD-së të cilët e mbështesin dhe që janë pjesë e grupit parlamentar. Sipas burimeve të A2 CNN, në mbledhje janë të pranishëm 18 deputetë. Para mbledhjes, që po zhvillohet në ambientet e njëë hoteli në Tiranë, i pranishëm ishte edhe deputeti Xhelal Mziu, por u largua pa nisur mbledhja.

Të pranishëm: Lefter Gështenja, Selaudin Jakupllari, Ramadan Likaj, Eralda Tase, Flutura Açka, Merita Bakiu, Arbi Agalliu, Andia Ulliri, Flamur Hoxha, Zheni Gjergji, Kreshnik Çollaku, Saimir Korreshi, Gazmend Bardhi, 15. Dashnor Sula, Bledjon Nallbati, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi.

Para nisjes së mbledhjes, Alibeaj tha se vendimi i Gjykatës së Apelit përbën për Partinë Demokratike një moment të veçantë. “Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë, por jemi me të vendosur se kurrë  për t’ia dalë me demokratët pa dallim, me zgjedhësit tanë, me qytetarët shqiptarë, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë perëndimorë, me SHBA-në, vendet e BE-së, me Britaninë e Madhe. Nga sot fokusi kryesor i gjithë veprimtarisë  sonë politike janë zgjedhjet vendore të 14 majit. Me pjesëmarrjen, me kandidatët, me garën, me synimet dhe me rezultatet tona në këto zgjedhje duhet të nderojmë historinë  e Partisë Demokratike”, tha Alibeaj.

Ndërsa deputetja Jorida Tabaku bëri thirrje për bashkim të partisë në prag të zgjedhjeve vendore, ndërsa e quajti “e kaluara e PD-së” Lulzim Bashën, edhe pse figuron ende si kryetar i partisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here