Prologu i pjesëmarrjes olimpike të kombëtares shqiptare në Rio De Zhaneiro 2016-të do të mbahet mend gjatë. Jo për ndonjë mrekulli, por për episodet nga më të çuditshmet të dëgjuara ndonjëherë.
Por, kësaj here në kufijtë e një skandali. Edhe pse peshëngritësja Evagjeli Veli pati fatin e mirë të siguronte pjesëmarrjen në një Olimpiadë (historike për karrierën e saj sportive), pikërisht atëherë kur nuk duhej e ndjek fati i keq. Ajo nuk kishte mundësinë që të merrte pjesë në parakalim përkrah Luiza Gegës, Izmir Smajlaj, Nikol Merizaj, Sidni Hoxha dhe Briken Caljes.
Arsyeja është shumë e thjeshtë, ajo nuk është pajisur në kohë me kostumin zyrtar të ceremonisë.
Skandali është denoncuar dje në linjë telefonike për gazetën Panorama Sport, vetëm pak orë para hapjes nga presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza.