Konfirmohen 4 viktima shqiptare nga tragjedia hekurudhore në Greqi

0
123

Në mesin e 57 viktimave nga tragjedia hekurudhore në Larisa të Greqisë, 4 prej tyre janë shqiptarë.

 

Konfirmimi ka ardhur nga ministria e Jashtme shqiptare përmes një njoftimi.

Viktimat janë: Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xhollas dhe Klaudia Lato.

Ndërkaq, pritet përgjigja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar “i zhdukur”, Denis Ruçi.

 

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë

 

Pas komunikimit me autoritetet greke, MEPJ bën me dije se në rradhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurodhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare:

 

Ifigjenia Micka

Pavlin Bozo

Joanis Xhollas

Klaudia Lato.

 

Pritet përgjigja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar “i zhdukur” nga familja dhe policia greke.

 

MEPJ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here