Babë e bir dhunues arbitrash/ Dritan Bici tentoi goditjen e kryesorit në 2013-ën, sot i biri i tij si President i Gramshit hyn në fushë dhe e sulmon

0
198

Në vitin 2013, kryebashkiaku i Gramshit në atë kohë, Dritan Bici tentoi të dhunonte arbitrin e ndeshjes Gramshi-Mamurrasi,ngjarje e cila i rëndoi më pas në karrierën e tij politike, ndërsa saktësisht 1 dekadë më pas, djali i tij, Andrit Bici, vetëm 24 vjeç por në cilësinë e presidenti të Gramshit, realizon atë që nuk arriti të bënte realitet babai i tij.

Numri 1 i klubit të qytezës periferike të qarkut të Elbasanit, ka hyrë në fushë duke dhunuar arbitrin e takimit Gramshi-Valbona për një penallti që sipas tij ishte e diskutuar. Në këtë rast shprehja “bëmë baba të të ngjaj” gjen vend plotësisht.

Sipas komunikatës së policisë, Andriti do të procedohet në gjendje të lirë për për veprat penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.

Në vitin 2013, Komisioni i Disiplinës në FSHF nuk mori asnjë masë ndëshkimore ndaj kryebashkiakut Dritan Bici dhe ngjarja kaloi pa shumë zhurmë. Në atë sfidë mes Gramshit e Mamurrasit, kryebashkiaku Bici shqeu portat e stadiumit, në një kohë që ishte i dënuar më parë nga Disiplina.

Në 10 marsin e vitit 2013, Dritan Bici i nervozuar nga rezultati dhe nga gjykimi i arbitrave në ndeshjen Gramshi-Mamurrasi, pasi kishte hipur në makinën e tij tip “Mitsubishi”, iu drejtua derës kryesore të stadiumit duke e rrëzuar në tokë. Ai iu afrua gjyqtarëve në dhomat e zhveshjes por u ndal nga policët madje edhe jeta e tyre u vu në rrezik.

 

Ai u shoqërua në komisariat dhe u peocedua e më pas u dënua për të njëjtat akuza me të cilat do të përballet edhe djali i tij 24-vjeçar të cilit mesa duket i ka trashëguar jo vetëm postin e presidentit të klubit por edhe dellin për të sulmuar xhaketat e zeza të cilat i kishte sulmuar edhe disa herë më parë e madje edhe në sfida me më shumë vëmendje si ajo ndaj Partizanit kur të kuqtë militonin në Kategorinë e Dytë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here