Maqedonia bën një hap përpara në luftën kundër Covid-19, vendos të kryej testim të shpejtë falas për qytetarët

0
94

Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në luftën ndaj koronavirusit për sa i përket testimit të popullatës. Sasia e parë prej 13 mijë testeve të shpejta do të shpërndahet në pikat e specializuara për kryerjen e testimeve. Ndërkohë që parashikohen rreth 100 mijë testime të këtij lloji në ditët në vijim. Kryerja e këtij testi do të jetë falas për qytetarët pa asnjë kosto shtesë.

Testimi i shpejt e nxjerr përgjigjen për ekzistencën ose jot ë virusit në trupin e njeriut për 15 minuta, çka ndihmon në mos përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të acientit.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, shpreh bindjen se askush nuk është kthyer pas nga shërimi spitalor, edhe pse repartet infektive janë të mbushura.

“Nuk ka pacient që është kthyer, nga asnjë institucion shëndetësor, kudo qoftë në shtet, madje edhe këtu në klinika. Është e mundur të ketë pritje më të gjatë, në qoftë se ka turma të pacientëve. Për këtë arsye ne tani do të mundësojmë kapacitete spitalore edhe në Qendrën Klinike edhe në spitalin “8 Shtatori” dhe në të gjitha spitalet në vend”, tha ai.

Ndërkohë, përmes një komunikate, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kanë arritur 3000 teste si pjesë e donacioneve prej 13.000 të tilla. Pjesa e mbetur do të arrijë deri të mërkurën thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Testet e shpejta janë pa pagesë, kurse të njëjtat janë shpërndarë në 13 spitalet e vendit, në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, Spitalin “8 Shtatori”, Institutin për Sëmundje të Mushkërive dhe Tuberkulozit– Shkup dhe në Institutin për Sëmundje të Mushkërive tek fëmijët – Kozle.

Në Kuvend këtyre ditëve pritet të votohet ribalanci i propozuar i buxhetit, me çka nga 500 milionë euro të ndara dedikuara për sanimin e pasojave nga epidemia, 40 milionë do të shfrytëzohen për furnizim me 100 mijë teste të shpejta për virusin korona.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here