Berisha për mediat : Rama rrezik madhor ekzistencial për çdo shqiptar

0
127

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një njoftim për shtyp sot tha se mesazhi i 20 shkurtit është më aktual se kurrë. Duke e quajtur Edi Ramën si një fatkeqësi kombëtare, por edhe ndërkombëtare, me aktet që ka kryer ai u shpreh duke thënë se :

“ Pas 32 vitesh, Edi Rama, nipi i xhelatit që 32 vite më parë kërkonte të fuste tanket te studentët, i Spiro Kolekës pra, i biri i një xhelati tjetër që firmoste varjen në litar të poetit Havzi Nela, në një akt hakmarrje tipike të etërve, kërkon të asgjësojë opozitën shqiptare.
Ky pasardhës i denjë i bllokmenëve hoxhistë, është sot, pa diskutim njeriu që ka vjedhur shqiptarët më shumë se kushdo në historinë e tyre.
Me politikat që ka ndjekur ka tejkaluar platformën e Çubrilloviçit për shuarjen e kombit shqiptar.
Edi Rama përbën rrezik madhor ekzistencial për çdo shqiptar. Edi Rama është fatkeqësi kombëtare, por edhe ndërkombëtare, me aktet që ka kryer, me korruptimin e shefit të kundërinteligjencës së partnerit tonë kryesore, SHBA, me qëllim rrënimin e opozitës shqiptare.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here