Erion Veliaj, timonieri i inceneratorëve

0
95

Dikush mund të habitet me këtë titull, edhe më shumë pse e quajmë Erion Veliajn “të pafajshëm”. Ndoshta çuditet më shumë ndonjë prokuror i SPAK-ut, i cili ka kaluar jo pak kohë në zyrën e Veliajt apo të tjerë që i kanë shërbyer këtij të fundit. Sistemi i drejtësisë i kapur nga njerëz të Fatmir Xhafajt afër kryebashkiakut të Tiranës, por ne do t’i qëndrojmë deri në fund çështjes së inceneratorëve, për të treguar dhe “të pafajshmit”.
Erion Veliaj nuk ka lidhje me inceneratorin e Tiranës sepse sipas tij procedurën nuk e ka bërë ai, por qeveria shqiptare, kontratën e ka firmosur qeveria. Po patjetër, kontratën e ka firmosur Lefter Koka, por kërkesën e ka bërë Erion Veliaj dhe Erioni është “i pafajshëm”.

Këtë e keni në video ku mund të dëgjoni ku thotë se është ai që i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të ndërtojë një incenerator, të japë fonde për landfillin e Tiranës dhe pikërisht për një incenerator që nuk ekziston.

Nuk ka asnjë faj Erion Veliajn që inceneratori nuk ekziston edhe pse ai sabotoi në mënyrë të vazhdueshme të pandalshme funksionin e Njësisë së Zbatimit që do të kontrollonte gjithçka ndodhte. Megjithëse dhe këto të fundit janë të zhytur në llumin e korrupsionit me inceneratorët.

Nuk ka asnjë “faj” Erion Veliaj. Ai apo zyrtarët e tij nuk kanë firmosur ndonjë kontratë, e cila mund t’i sillte të ardhura mbi 60 milionë euro që janë para që vijnë nga mbledhja e dherave dhe çuarjes së tyre në landfill, kontratë me firmën e drejtorëve të Bashkisë lidhur me kompaninë koncesionare, një taksë e re dhe për të nuk ka faj.

Nuk ka “faj” Erion Veliaj që u vihet firmave të ndërtimit një taksë e re në Bashkinë e Tiranës.

Dhe të gjitha strukturat e këtij institucioni në vartësi të Erion Veliajt, fatkeqësisht i kanë dalë nga kontrolli sepse ata janë bërë ushtarët të kompanisë së inceneratorëve kurse Lali nuk dinte dhe nuk shikonte asgjë.

Nuk ka “faj” Erion Veliaj.

Ai nuk qenë në dijeni të aferës së inceneratorëve, por ka qenë në dijeni dhe inauguronte shkolla të ndërtuara nga kompania e inceneratorëve për të cilat pronarët nuk ishin në dijeni. Asnjë “faj” nuk ka Erion Veliaj për inceneratorët edhe pse doli dhe u tha shqiptarëve që ishte një kompani holandeze, ndërkohë pas saj fshiheshin Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Nuk ka asnjë “faj” Erion Veliaj. Fajin e kanë shokët e Arben Ahmetajt që ishin bashkëpunëtorë të Erion Veliajt dhe lalin në këtë rast e kishin bërë budalla. Ai s’ka faj, është “i pafajshëm”. Nuk ka “faj” Veliaj për inceneratorët aspak.

Nuk ka qenë në dijeni ai dhe nuk ka miratuar kurrë ndonjë kërkesë për inceneratorët. Megjithëse siç e theksuam në fillim e ka thënë publikisht që është ai që e ka kërkuar.

Image

Gjithashtu ka dhe një shkresë zyrtare që ai e miraton, në emër të Bashkive të Qarkut Tiranë.

Erion Veliaj nuk ka asnjë “faj” megjithëse vetë e thotë me zë dhe figurë që është ai iniciatori dhe kërkuesi i këtij inceneratori që nuk është ndërtuar fare, nuk ekziston por janë marrë qindra miliona euro të cilat i ka paguar Erion Veliaj.

Nuk është në dijeni Erion Veliaj, nuk ka “faj” ai edhe pse ka ngrënë dhe ka pirë me Mirel Mërtirin & kompani dhe me njerëzit e inceneratorëve të cilëve u jepte urdhra ku dhe si t’i çonin dherat nga objekte dhe subjekte private. Erion Veliaj nuk ka “faj” thjesht dhe vetëm nuk e ka ditur që me strukturat në vartësi të tij që dokumentet në emër të tij miratonin inceneratorin apo ndihmonin kompaninë e tyre.

Image

Erion Veliaj që bredh rrugëve të Tiranës dhe di çdo cep të saj nuk ka “faj” që nuk e dinte që inceneratori nuk ekzistonte thjesht vetëm që duhet të paguante miliona euro dhe inceneratori nuk do të ekzistonte, megjithëse janë marrë qindra miliona nga xhepat e shqiptarëve të varfër.

Për këtë Erion veliaj nuk di asgjë ai di thjesht dhe vetëm të bëjë propagandë apo të rrethojë prokurorët e SPAK-ut për të mos lejuar të bëjnë veprimet e duhura dhe për të finalizuar hetimet në lidhje me këtë aferë duke përdorur propagandën dhe sulmet e tij të pështira që nuk do të kenë kurrë mundësi ta ndalin zbardhjen deri në fund të vërtetës të inceneratorëve, as ai, as sistemi i kapur apo i pakapur i drejtësisë nuk do të mundin kurrë ta ndalin të vërtetën pasi ajo tashmë ka dalë në shesh.

Të gjithë e shohin. Thjesht dhe vetëm Erion Veliaj kërkon që të amnistojë të gjitha këto duke thënë se ai nuk dinte asgjë apo duke shpresuar që me afrimin e zgjedhjeve të fitojë disa vota dhe me fitimin e këtyre votave të justifikojë amnistinë e tij.

Por amnisti për inceneratorët nuk ka dhe nuk ka për të pasur./CNA/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here