OKE, Organizata Kriminale Elektorale, do të vrasë zgjedhjet 2025

0
97

Nga Basir Çollaku/

Hetimi i krimit elektoral, Organizatës Kriminale Elektorale, OKE, është kryedosja në SPAK. Nëse do të ndash krimin nga pushteti dhe politika, një vit para zgjedhjeve, mosveprimi ndaj kësaj organizate i bën zgjedhjet të panevojshme.

Episode të prodhuara elektoralisht:

Drejtorët e rrugëve, Vjerdha, Qato, Berberi, në hetim për korrupsion, ky i fundit arrest me burg, ndërsa kursehen si naivë, të paditur, që ua kanë hedhur drejtorët, në qindra milionë euro, këtyre të pafajshmëve, ministrave të rrugëve, Gjiknuri e Balluku

Emrat e fryrë nëpër zyra janë aktorë shtabesh zgjedhore, të shpërblyer me biznese e poste publike.

Njëlloj si shumë drejtorët e Veliajt, që kanë katranosur qindra milionë euro pa dijeninë e shefit, te inceneratorët e pafund tenderimeve. Apo si Ahmetaj, Koka, Bllako, Beqja, Xhaçka, Krifca, Peleshi, Tahiri, Xhafa, Dako, Safeti, e plot dardhangrënës, pa dijeninë e Kryeministrit. Edhe Charlees i FBI, me Duçkën e Nezën, pasi kanë dalë nga takimet me Ramën, kanë marrë porosi e ndere ekonomike nga ai, me rusë dhe kinezë, duke kurdisur non grata e hetime për opozitën, sërish ia paskan hedhur naivit Rama. Synim i qartë, pushtet absolut dhe asgjësim i opozitës

Hetimet parlamentare për koncensionet në shëndetësi e sistemin TIMS, me gjithë rezistencën e fundit të mazhorancës, kanë presion ndërkombëtar. Ka një ngjashmëri me Komisionin e inceneratorëve. Kjo do ta vendosë edhe SPAK përballë një presioni pozitiv veprimi, pavarësisht nëse ka luhatje të deleguar. Këtu janë prodhuar qindra milionë euro, duke ushqyer grabitje votimesh.

OKE

Ata kanë pjesëtarë nga qeveria, policia, prokuroria, gjykatat, biznesi, Mafia, mediet, krimi i organizuar. Në çdo qark. Ka degë në Dubai, te çunat e barit në Londër, në Kolumbi, Ekuador, e vise kokaine. Në masën dërrmuese të përgjimeve të Sky Ecc, prioriteti interesit të bandave janë zgjedhjet, ekonomia, vettingu. Në tre elementët Ata kanë njerëzit e tyre dhe porositë nuk u shkojnë dëm. Kujtojmë Damianin te 184 për çunat problematikë, apo Ulsiun për ma nalt, si dhe Ramën po në këtë dosje kur kuvendonte për realizim të detyrave siç e kishin bërë plan. Nëpër dosje tashmë të dërguara nga partnerët në SPAK, OKE mbetet ende në fuqi, për zgjedhjet 2025. Aty ka politikanë ministra e deputetë, sot më të inkriminuar e pasuruar se dy palë zgjedhje më herët. OKE tashmë ka fuqi ekonomike dhe me ortakët e brendshëm investon dhe pastron duke mbajtur bashkërisht pushtetet. Kullat e resortet nuk kanë të sosur, janë adresë pastrimi. Plehrat gjithashtu. Investohet edhe jashtë vendit. Ofshoret pëlcasin. Krerët e OKE janë krerët e mazhorancës. Çdo lloj reforme zgjedhore, territoriale, është makijazh diplomatik, për sa kohë Organizata lëshon ushtarë të vegjël, por nuk shpartallohet tërësisht nga drejtësia.

Ajo nuk është anonime. Është me emra dhe janë zbardhur veprimet penale në detaje. SPAK duhet të veprojë radikalisht, ose në të kundërt, të hapë shtëpi botuese e të publikojë të gjithë xhevahiret e dosjeve..

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here