Armando Broja me një këmbë në Perëndim të Londrës, Chelsea nuk e shet por projekton huazimin e radhës

0
232

Lëvizja e Armando Broja drejt West Ham duket se nuk është më një utopi, pasi preztigjozja britanike DailyMail bën me dije se negociatat mes klubeve kanë arritur në pikën ku pritet të realizohet si huazim.

Kjo vërteton hezitimin e Chelsea për ta shitur sulmuesin 20-vjeçar këtë verë.

“Çekanët” ishin gati të negocionin një tarifë për blerje përfundimtare për Brojan, i cili shënoi nëntë gola në formë huazimi në Southampton sezonin e kaluar.

Por lajmi i fundit është se ata kanë rëndë dakord të pranojnë pozicionin e Chelsea-t dhe janë të gatshëm të marrin yllin e kombëtares shqiptare për 12 muajt fillestarë dhe të shohin nëse mund ta bëjnë marrëveshjen e përhershme pas përfundimit të sezonit që nis në fund të gushtit.

I gjatë dhe i aftë teknikisht, Broja ka qenë i kufizuar për një paraqitje në ekipin e parë të Chelsea deri më tani, por ka lënë përshtypje gjatë periudhave te Vitesse dhe në St Mary’s Stadium.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here