Vodeo me fb/Nuk na e mbyllni dot gojën”/ Plas sherri te “Etika”, Vokshi-Bushkës: Futini mediat në sallë

0
142

 

6 deputetët e përjashtuar të Partisë Demokratike ndodhen në Komisionin e Votimit dhe Etikës në lidhje me përjashtimin e tyre nga seanca e Parlamentit.Kërkesa e tyre për të lejuar medoiat të jenë të pranishme ka shkaktuar debate të forta mes socialistëve dhe demokratëve, ku këta të fundit po e transmetojnë mbledhjen drejtëpërdrejtë në rrjetet sociale.Demokratja Albana Vokshi i kërkon socialistes Klotilda Bushkës që të lejojë që media ta ndjekë live dhe për hir të transparencës të mos jetë dëgjesë e mbyllur.

Nuk e bën dot të mbyllur mbledhjen, nuk jemi në diktaturë. Ka procedurë”, iu drejtua Vokshi, Bushkës.

Ndersa, gjatë fjalës së tij, nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi pohoi se Kuvendi dhe ky komision po tenton që t’i mbyllë gojën opozitës.

“Nuk e kuptoj se pse keni frikë nga fjala e lirë? Pse ju pretendoni se kjo mbledhje është e rregullt? Kjo mbledhje ka rënë, pasi në kohën kur dorëzohet kërkesa, ky komision e ka detyrim ligjor që të mblidhet brenda 48 orëve. Është joetike kjo gjë, ndaj duhet të zbatoni rregulloren. Për praninë e medias dhe për afatet. Ju nuk mund të vini këtu dhe të silleni si pronë dhe zgjatim i Kuvendit të kapur. Jeni në shkelje të dy neneve të rregullores. Etikë është respektim i ligjeve të shkruara. Ju doni të na mbyllni gojën. Këtu për shkelje të etikës duhet të ishte kryeparlamentarja popullore. Duket qartas se është urdhër politik. Doni të dënoni 8 deputetë se nuk ju pëlqejnë akuzat e vërteta të dala me fakte në mediat ndërkombëtare.”, tha Boçi.

Kujtojmë se përjashtim është kërkuar për; Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.

Bardhi dhe Bledion Nallbati.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here