Largimi i Çakos, Bushati: Përralla e një policie model, ja pse e largoi Rama

0
218

Andi Bushati thotë se nëse Haki Çako do të largohej nga detyra e kryepolicit në të njëjtën kohë me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, atëherë sipas tij do të rrëzohej e gjithë ngrehina e përrallës së policisë model dhe policisë që duam e ngritur në 5 vjet.

Në studion e “News24”, ai tha se pikërisht kjo gjë ka bërë që kryeministri Edi Rama ta mbante ende në detyrë Çakon.

“Po të rrinte vetëm hallka e mesit do të ishte një absurditet. Ne për 5 vjet me radhë na është servirur përalla e një policie që duam e një policie model.

Faktet kanë treguar që kjo polici që nga koka deri tek hallka më e thjeshtë ka qenë e lidhur dhe shpesh e paguar nga trafikantët.

Si mundet që një polici që serviret si policia model na qenka dhe policia e inkriminuar? Pra, është ose njëra ose tjetra. Kjo dilemë e kryeministrit Rama mbajti për shumë kohë edhe Çakon në detyrë.

Po të hiqej dhe Çako binte e gjithë ngrehina e asaj që na ishte servirur si policia që donim.

Është folur edhe për një luftë të brendshme që ministri Xhafaj që mori stafetën nga Tahiri që vinte me aureolën e një njeriu që kishte promovuar vettingun do e bënte vettingun dhe në polici.

Kjo është bërë shpesh kontradiktë edhe me kryeministrin Rama. Edhe kjo lojë kulisazh pushteti por edhe raporti i servirjes ndaj publikut që çfarë ka qenë policia në këto 5 vjet e kishte mbajtur Haki Çakon në detyrë.

Në qoftë se do ishim në një demokraci normale europiane do ishte ajo që thoni ju. Por ne jetojmë në republikën e njëshit ku vendos për gjithçka kryeministri.

Në një sistem të tillë të flasësh për një personalitet politik, qoftë edhe ministri i brendshëm dhe me mbështetje të konsiderueshme nga faktori ndërkombëtar dhe me gjithë këto të ketë guximin t’i kundërvihet kryeministrit unë nuk e besoj. Në fund ka qenë Rama që ka vendosur. Çdo mendje racionale e kupton.

Nuk mundesh që në një kohë që ish-ministri i Brendshëm akuzohet për lidhje me trafikantët, disa nga drejtorët kërkohen për t’u futur në burg, një listë me policë të dyshuar për lidhje me trafikantët, përgjime nga italianët me skena makabre ku njerëz të inkriminuar i përdornin si qendra komisariatet e policisë, drejtori të qëndronte në detyrë. Ishte absurditet dhe kjo gjë i ka detyruar të marrin këtë vendim,” shprehet analisti

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here