Meta: Hajdutëri e certifikuar e Veliaj me inceneratorin e Tiranës. Duhet ndëshkim nga drejtësia

0
147

Partia e Lirisë vijon të denoncojë me fakte të reja aferën e inceneratorëve, ku i përfshirë është edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Fillimisht, Sekretari Organizativ i PL, Endrit Braimllari publikoi dokumentin që faktonte dijeninë e Veliajt për skandalin e inceneratorit të Sharrës, duke dhënë dakordësinë financiare përmes Taulant Tushës, si përfaqësues i bashkisë së Tiranës.

Ndërsa në një reagim më pas, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se Erion Veliaj meriton sa më parë ndëshkimin nga drejtësia, pasi hajdutëria e tij është e certifikuar dhe e provuar.

Postimi

Hajdutëria e certifikuar dhe e provuar e Erion Veliaj me inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston meriton sa më parë ndëshkimin nga drejtësia!

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=726900688804991&set=a.584807566347638&type=3

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here