Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, për çështjen “McGonigal”, deklaron se publikimi i sotëm i New York Times, u dha përgjigje disa mashtrimeve publike që ndodhën sipas tij nga ana e Kryeministrit Edi Rama dhe jep mundësinë e ballafaqimit me të vërtetat.
Nga studio e lajmeve të MCN TV, Vasili deklaroi se Edi Rama dje pohoi se takimi i tij ka ndodhur me një mesazh në celular dhe se Ministria e Jashtme dhe institucionet e vendit nuk ndiqen nga zyra e Kryeministrit.
Sipas Vasilit, tek publikimi i sotëm kuptohet se është përdorur marrëdhënia e më përfaqësuesin e FBI për përfitime personale të Ramës, ndërkohë që Rama ka thënë se është diskutuar për rajonin.