Dëshira e fundit e nënës shqiptare që vrau 3 vajzat në Itali: Dua të qaj mbi varret e tyre

0
169

Nga klinika psikiatrike ku është e shtruar me diagnozën e “paaftë të kuptoj e gjykoj, si një rrezik social”, Edlira Çopa i ka dërguar një letër at Franko Cecchin, priftit të qytezës San Nicolo di Lecco dhe priftit Adriano Bertochi, të cilët e vizitojnë shpesh në klinikë së bashku me dy motra të tjera.

Ajo e kupton aktin e tmerrshëm që ka kryer, thotë prifti. “Ajo do të donte të kthente kohën pas, të sakrifikonte jetën e saj për to, por e di se kjo nuk është më e mundur. I mungojnë shumë, po ndien një boshllëk të madh”,- thotë prifti për Edlirën.

“Ajo na ka kërkuar ta ndihmojmë dhe të mos e lëmë të qetë. Ka nevojë për njerëz të cilët dëshmojnë për mëshirën e Perëndisë, njerëz të cilët janë të aftë për ta pranuar, jo gjykuar.

Pavarësisht nga pesha e asaj që ajo ka kryer, falë atyre që e rrethojnë dhe mjekët që e ndjekin, Edlira po shërohet ngadalë, duke u përpjekur të bisedojë me nënat e tjera si ajo që i kanë prerë në mes jetën bijave.

“Një nga dëshirat e Edlirës, shprehen at Franko Cecchin e at Adriano Bertochi, është t’i jepet mundësia të përshëndesë për herë të fundit “gëzimet e jetës së saj”, e të qaj mbi
varret e tyre në Kukës. Por është ende shpejt për këtë gjest, Edlira më parë duhet të mësohet të jetoj me boshllëkun që ajo vet në mënyrë inkoshiente ka provokuar,
përfundojnë priftërinjtë.

“Mos më braktisni, unë nuk mund t’ja dal e vetme”. Kjo është një thirrje dhimbje, në të vërtetë, edhe një thirrje për ndihmë nga Edlira Copa, e cila mbrëmjen e 9 Marsit të vitit 2014, theri me thikë ato që ajo i quan “gëzimet e jetës së saj,” vajzat e vogla Sidni vetëm 3 vjeç, Keisi 10 vjec dhe Simona 13 vjecare. /Il giorno.it/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here