Dëbimi i shqiptarëve në Britani, udhërohet përshpejtimi i dëbimeve

0
97

Ministria e Brendshme në Britaninë e Madhe ka urdhëruar njësitë e azilit që të punojnë vetëm me kërkesat e emigrantëve shqiptarë, në mënyrë që të përshpejtojë dëbimet dhe njëkohësisht duke lënë në pritje emigrantët e kombësive të tjera.

Burime të cituara nga gazeta “The Independent” deklarojnë se urdhri, i dhënë në kuadër të operacionit “Bridora”, synon të shpallë aplikimet e shtetasve shqiptarë si “tërësisht të pabazuara”, me qëllim dekurajimin e ardhjeve përmes varkave të vogla.

Kjo do të thotë se njësitë e azilit do të vonojnë vendimet për mijëra afganë, iranianë, sirianë dhe azilkërkues nga shumë vende të tjera.

“Ky është një diskriminim”, ka deklaruar një burim i afërt me operacionin për gazetën prestigjioze britanike. “Parimi për pretendime të pabaza nuk po aplikohet njësoj për emigrantë nga vendet e tjera”, ka vënë në dukje burimi, që ka ruajtur anonimatin.

Nga më shumë se 140 mijë aplikimet për azil që presin përgjigje në Mbretërinë e Bashkuar, rreth 16 për qind, ose 22 mijë e 900 prej tyre janë nga Shqipëria.

Bëhet fjalë për më shumë se 16 mijë kërkesa të bëra nga iranianët, 14 mijë e 500 nga irakianët, 9 mijë nga afganët dhe rreth 7 mijë nga sirianët dhe eritreasit.

Një ligj i vjetër dy dekada në Britani e liston Shqipërinë mes vendeve nga të cilat kërkesat për azil cilësohen “tërësisht të pabaza”, pasi konsiderohen vende të sigurta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here