Vizita e Panaritit në SHBA/ Mbështetja amerikane për ngritjen e bursës së çmimeve për prodhimet bujqësore

0
128

Ministri Panariti prej katër ditësh gjendet në SHBA në kuadër të një vizite zyrtare. Në vijon të vizitës ai ditën e djeshme është pritur nga nga Administratori për Shërbimet dhe Politikat e Jashtme, në Departamentin Amerikan të Bujqësisë, z. Phil Karsting. Gjatë takimit, z. Panariti njohu z. Karsting me strategjitë e ndërmarra nga qeveria shqiptare për zhvillimin e sektorit bujqësor, duke vënë theksin te ndërtimi i kapaciteteve, të cilat u ofrojnë vlera të shtuara prodhimeve bujqësore si serat, magazinat frigoriferike, pikat grumbulluese dhe linjat përpunuese. Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave informoi zyrtarin amerikan se, falë kësaj qasjeje të re, vëllimi i prodhimeve bujqësore, kryesisht fruta dhe perime, ka patur rritje sinjifikative dhe shifra e eksporteve është në  rritje me 30%, krahasuar me një vit më parë. Ministri Panariti u kërkoi partnerëve amerikanë mbështetje dhe asistencë në ngritjen e kapaciteteve monitoruese të mbetjeve në frutat dhe perimet shqiptare. Gjithashtu, z. Panariti kërkoi rritjen e eksporteve të bimëve mjekësore dhe aromatike dhe mundësinë e garantimit të transparencës së çmimeve, për prodhimet bujqësore, nëpërmjet ngritjes së një burse, e cila do të përcaktojë çmimin e shitblerjes të çdo produkti bujqësor dhe blegtoral. Administrator i Shërbimeve të Jashtme në Departamentin e Bujqësisë, z. Phil Karsting, pasi falënderoi Ministrin Panariti për prezantimin dhe për vizitën, nënvizoi se, bujqësia shqiptare është në rrugën e duhur dhe e siguroi për mbështetjen amerikane në konkretizimin e projekteve për zhvillimin e bujqësisë shqiptare, nëpërmjet shkëmbimit të informacioneve dhe eksperiencës amerikane.  Z. Karsting kërkoi respektimin e standardeve të sigurisë ushqimore të miratuara në rang botëror, si kusht për të zgjeruar hartën e eksporteve shqiptare drejt tregjeve amerikane dhe më gjerë. Aktualisht, falë projektit amerikan “Cochran” janë rreth 20 fermerë, të cilët vijnë çdo vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të përmirësuar eksperiencën e tyre duke parë nga afër modelin që ofron bujqësia amerikane.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here